Monday, November 19, 2012

68 vjetori i Clirimit te Pukes

Gjate msymjes se pergjithshme te ushtrise partizane per clirimin e plote te Shqiperise,disa brigada partizane u hodhen ne luftime per clirimin e Veriut nga forcat naziste .


Edhe ne Puke nga fundi i muajit tetor 1944 Brigada XXII sulmuese hidhet ne luftime ne keto zona. Nje ndihme e mdhe i dhane Brigates XXII ishin shoket e terrenit te mbetur ne ilegalitet ne zonen e Pukes, midis te cileve Ali Bytyci u bashkua me brigaden qysh ne Shenpaln dhe qe njihnin mire zonen, zakonet dhe gjendjen politike.

(Harte qe tregon mbi veprimet luftarke per clirimin e Pukes)
 
Ne zbatim te udherit te Shtabit te Pergjithshem, Brigada XXII Sulmuese sulmonte kolonat dhe autokolonat armike, qe leviznin ne rrugen Prizren-Kukes-Puke-Shkoder-Podgorice dhe zhillonte luftime per te cliruar perfundimisht zonen e Pukes nga armiku dhe per te vendosur pushtetin ne te gjithe fshatrat dhe ne qendrat Fush-Arrez e Puke, ku ishin perqendruar edhe forca te medha armike si ato Gjermane.

Me date 28.10.1944 nje kompani pasi beri rreth 3 ore rruge, iu qep kodres se Bollave dhe hapi zjarr me te gjithe armet. Pas propagandave te ndryshme kunder Kole Bibes Partizanet arriten te fitonin zemrat e Pukjaneve e konkretish si: Halil Cela, Ndue Gjoka, Dode Marka Lleshi etj te cilet luftuan perkrah forcave partizane.

Batalioni i dyte beri marshimin nga fshati Breg ne drejtim te Rrapes dhe rreth ores 17 kaloi rrugen automobilistike e u vendosen ne fshatrat Blinisht, Kabash, Qelez, duke derguar patrulla zbulimi ne Kryezi, ne Kunore e Dardhe me detyre qe te mos lejonin forcat armike te grumbulluara ne afersi te Iballes te sulmonin prapa kraheve.
Kompania e trete e batalionit III, me 1 nentor sulmoi nje koder ne Kryezi, ku ishte vendosur posta gjermane ne mbrotje te rruges. U vrane 3 gjermoan, te tjeret iken. Ate dite gjermanet kundersulmuan 4 here, por nuk munden ta merrnin kodren dhe pesuan humbje. Nga partizanet u vra Irfan Izeti, Masat Ago dhe u plagos Filip Rrapo i cili u strehua tek shtepia e Dode Marka Lleshit. Pas strehimit kjo shtepi u rrethua nga forcat gjermane ku Filip Rrapon dhe Dode Marka Lleshin i pushkatuan.
Kompania e pare e ketij batalioni, duke u orvatur te dilte te Qafe-Mali, diktoi papritmas nje cete mercenaresh. Brigada VI sulmuese, pasi ndoqi forcat armike nga Gojani dhe Livadhhanzi, u vendosen ne Qerret.
(Fotografi e Brigades XXII e cila mundesoi Clirimin e Pukes)

U nis ne drejtim te Ibales neper Dedaj,Qelez,Bushat dhe ne ditet e para te nentorit hyri ne Iballe e ngriti flamurin e lirise. Me pas kjo brigade mori detyren qe te kalonte ne zonen Nikaj Metur e Dukagjin.
Gjermanet gjate gjithe rruges Kukes-Puke kishin vendosur nenreparte me mitraloza e topa, kishi vendosur arme te renda ne bunkere betonarmeje, duke e lidhur sistemin e zjarrit vecanerisht ne Rrape e Pezhve, ku terreni ishte i thyer e nuk kishte ven qe te mos rrihej nga zjarri i artilerise gjermane.
Me 3 nentor 1944 rreth 300 makina te shoqeruara me autoblinda e tanke leviznin ne drejtim te Pukes. Ne castin kur kreu i autokolones arriti ne fund te prites, nga ku do te hapej zjarri fillestar,makinat ndalen dhe filluan te zbresin ushtaret gjerman. Kjo ndales per partizanet ishte e papritur, gati u perzien partizanet e gjermanet.Ne luftimet e para u vrane 40 gjerman,10 vete u zun rob,20 makina iu vu zjarri. Pas kesaj gjermanet kundersulmuan ne dy anet e rruges.

Edhe Brigada XXII S hap zjarr kunder forcave gjermane qe ishin te vendosura ne Pezhve me qellim te viheshin nen presion te partizaneve dhe gjermanet te mos kishin mundesi per te sulmuar partizanet ne Rrape. Pas ketyre luftimeve gjermanet paten rreth 60 ushtare dhe oficer si dhe shume te plagosur por ashtu mbi 23 makina u dogjen ndersa u vran dy partizan he u plagosen dhe dy te tjere.
Me 4 nentor gjermanet sollen perforcime ku gjate kalimit ato u sulmuan nga partizanet pikerisht  ne Qafe Pezhve.
Partizanet me date 20.9.1944 sulmuant nga kater anet forcat  armike qe ndodheshin ne Puke.Pas luftimeve forcat gjermane u larguan nga Puka. Me 20 nentor 1944 u clirua nje here e pergjithmone qyteti i Pukes dhe gjithe krahina.
_________
Publikon: Forumi Pukjan
Burimi: Muzeu i Pukes
Pergatiten: Gezim Kopani dhe Artani (Moderator)
Date: 19 nentor 2012

No comments:

Post a Comment