Sunday, November 4, 2012

Sofra Pukjane zhvillon koncertin "Festojme sebashku"

Ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise te Shqiperise dhe me rastin e 5 vjetorit te krijimit te "Sofra Pukjane" drejtuesit dhe themeluesit e Sofres Pukjane zhvilluan paradites e sotme date 04.11.2012 koncertin "Festojme sebashku"
Koncerti ishte i pasur me valle dhe kenge popullore Pukjane.

 Ne kete koncert pervec kengetareve Pukjane moren pjese Vellezrit Lleshi,Albana Pervathi,Gjon Frroku etj.
Aktiviteti u pershendet nga persidenti i "Sofra Pukjane" Arjan Ndoja i cili nder te tjera tha:
"...Une e kam thene edhe heret e tjera se une nuk jam kryetari i Sofra Pukjane por jam nje nga ato qe kontribojne per kete aktivitet. Uroj qe kjo sofer pas jeten e gjate. Ju falenderoj per pjesmarrjen tuaj falendertoj gjithashtu edhe kontribuesit e tjere te ketij aktiviteti qe jane: Ndoc Mustafa, Arben Frroku, Pjeter Doda, Mark Gjini, Rrok Gjoka,Tonin Alia,Petrit Syla,Ndue Kola, Ded Maluta,Ferit Lluka, Shpresa Al,Ndue Jaku etj. Sofra Pukjane eshte nje aktivitet pa ndonje ndikim politik.Sofra Pukjane pret miq te cilet deshirojne te kontribojne per vendelindjen tone,te ardhemen e Pukes. Sofra Pukjane kete vit perkon edhe  me 160 vjetorin e repsodit te njohur Pukjan Prendush Geges si dhe me 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Pershendes kryetarin e Bashkise Puke z.Beqir Arifaj i cili bashkepunon per realizimin e ketij aktiviteti. Pershendes te gjithe biznesmenet Pukjane brenda dhe jasht vendit te cilet japin kontribut per Puken dhe Pukjanet."

Aktiviteti u pershendet edhe nga Kryetari i Bashkise Puke z.Beqir Arifi qe tha: "...Ne emer te Bashkise Puke pershendes organizatoret e ketij aktiviteti pjese e se ciles eshte edhe Bashkia Puke. Me te vertet te gjithe kemi per cfare te krenohemi pasi Puka ka artist me ze te bukur te cilet kan bere ze ne shume vende.Puka mbetet nje vend artdashes,kulturedashes. Ky aktivitet eshte i vecante pasi perkon me 5 vjetorin e Sofres Pukjan dhe me 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise."
Nje pershendetje e vecant edhe edhe nga doktorri i njohur pukjan Gjelosh Nikolla qe tha: "...Vertet jam krenar qe jam pukjan. Populli pukjan eshte  ajka e shqiperise. Puka eshte me nje histori te madhe.Dua te them se eshte e papranueshme qe shkodranet thone: "Pukjan prej shkodre" pasi ato me kete ulin veten dhe jo Pukjanet. Nuk ka popull me vlera,bujari e kulture si populli pukjan.Bujaria dhe besa Pukjane eshte keqperdorur nga ato qe kan kalur ketu. Keto qe thash te gjitha i kam gjete te shkruar.Edhe nje here pershendetje per te gjithe."
Ky aktivitet u pershendet edhe nga artisti Lezhjan Gjon Frroku i cili tha: "Ndjehem mir ne mesin e Pukjaneve te cilet jane te nderuar. Njerez si Arjan Ndoja,Mark Gjini, Rroj Gjoka etj jane njerez te cilet kan dhene shume per vendin dhe ne, e te gjithe keto jane bit e juj, bite Pukjan."
__________
Pergatiti: Forumi Pukjan
Foto: Forumi Pukjan
Dt.4.11.2012

No comments:

Post a Comment