Sunday, May 26, 2013

Disa toponime mbi fshatin Xathe, Puke


Ne disa toponime ,emertime vendesh,ne Xath ,krahas emrave si Qafa e Klyzes Podi i Dervishit,Podi i panjes,Qafa e Mjetes,etj te ben pershtypje nje emertim jo aq i vjeter ,por qe askush nga studiuesit nuk eshte munduar te hulumtoje!E kam fjalen per vendin e quajtur Varri i Din Kamberit!Nuk eshte nje vend imagjinar ,dhe as i rreme por eshte nje vend ne mes te bjeshkes ,afer Qafes se Klyzes qe ka lidhje me ngjarjet e vitit 1911! Kure Serbia mesyu trojet shqiptare dhe ushtria e saj kishte per mision rrethimin e Shkodres per t'i ardhur ne ndihme ushtrise Malazeze,krahina e rruges se madhe.Vaspas,Piste Gdheshte te malziut(Jo malazez )se bashku me fshatrat Xathe Dardhe,Flet etj oeganizuan qendresen me pushke ne dore !Krahas Zeq Demes nga Dardha,Osman Hoxhes e Bajram Hazirit ne Flet,njeri qe dha edhe jeten per mbrojtjen e vendit ,ishte edhe Din Kamberi!Din Kamberi me sa kam degjuar nga te vjetrit ,ishte i lagjes Kolecit!Ai se bashku me te tjeret nga Xathi organizuan qendresen kunder Serbit duke u bere shkak qe mje bataljon serb te mbesin ne gryken e Fletit !Akoma edhe sot gjenden shenjat e istikameve(Llogoreve) ne Kodren e madhe -kodra perballe fshatit tone!Kure ushtria serbe erdhi per te dyten here dhe mori operacionin ndeshkimor kunder zones me djegijen e shtepive dhe me reprazalje ndaj popoullsise,banoret e Xathit ashtu si te Fletit dhe te fshatrave qe bene qendrese moren rrugen drejt Iballes,Din Kamberi me te tjere burra vendosen mos me i leshue trojet dhe me pushke ne dore i duelen balle per balle ushtrise serbe!Serbet e kapen Din Kamberin dhe se bashku me dy te tjere i ngjiten lart ne bjeshke dhe i pushkatuan dhe aty u varrosen!Prej ketej ai vend ne mes te bjeshkes u quajt Varri i Din Kamberit,por mjerisht askush nuk u kujtua ta permende as edhe nje here vepren patriotike te ketij trimi bir i Xathit per te cilin dha edhe jeten!Do te ishte mire qe studiuesit te mos e lene ne heshtje por te hulumtojne per vepren heroike te ketij trimi qe na nderoi para 100 vjetesh por qe nuk harrohet kurre!!!
_____
Autor: Hazir Velaj
Publikon: Forumi Pukjan 

Monday, May 13, 2013

Në Sharrat e Fushë – Arrëzit, aty ku kontribuan shumë specialistë të njohur pyjesh.

Nga: Qamil Brahimi*

Në këtë përvjetor të shërbimit pyjor shqiptar, e ndjeva si një detyrim moral për të veçuar diçka nga veprimtaria e specialisteve të pyjeve që kontribuan në ndermarrjën më të madhe në vend në sektorin e shfrytëzimit të pyjeve dhe përpunimit të drurit, në atë që njihet si Sharrat e Fushë- Arëzit (NPD Fushë – Arez). Kjo ndërmarrje, ndër më kryesoret në vënd, ka pasë një veprimtari të gjerë që fillon me shfrytezimin e pyjeve, prodhimin e lendës sharruar, prodhim mobiljesh, distilim rreshirë dhe që e mbyllte ciklin me prodhimin e pllakave të fibrës. Duke qënë e një rëndësie të till sigurisht dhe numri i spcialistëve të pyjeve ka qënë i madh. Nga vitet 1950 deri në vitet 1993 kur kjo ndërmarrje pushoj së funksionuari janë me dhjetra specialistë pyjesh që punuan dhe lanë gjurmë tek njerëzit dhe ekonomia pyjore e rrethit Pukë. Në se duhet të bëj një vlerësim të përgjithshem të punës dhe arritjes në shfrytëzimin e pyjeve, mund të përmendim një fakt: Në vitet 1990 thuajse e gjithë sipërfaqja e pyjeve te Pukës e përshkuar me shfrytëzime, kishte arritur të ripërtrihej në mënyrë natyrore në masë mbi 98% të sajë. Le të sjellë në vemendje; seminarin kombëtar të vitit 1988 në Lak-Hithi, ku- për tu njohur dhe parë këto rezultate të mira kishin ardhë drejtues dhe specialiste të pyjeve nga i gjithë vendi. Ndoshta kjo qe dhe veprimtaria e fundit e organizuar dhe që ju kushtua ripertritjes natyrore të pyjeve. Inxhinierët e pyjeve në shfrytezim së bashku me ata të Ndërmarjes pyjore, në veprimtarinë e tyre 40 vjecare kishin realizuar qellimin kryesore në trajtimin e pyjeve: krijimin e masiveve të rinjë si rezultat i ripertritjes natyrore të pyjeve. Pa pasur si qellim të bëj një histori të sharrave të Fushë – Arëzit, ndonse e meritojnë një të tillë, kam deshirë të sjell në vemendje të lexuesit, të brezave më të rinjë të pylltarëvë, disa nga specialistet e pyjeve që kantribuan në fillimet e veprimtarisë së tyre në këtë ndermarrje, pastaj hap pas hapi kontributi i tyre rroki më gjërësisht, funksione e fusha të ndryshme në pylltarinë shqiptare.
Ne memorie te sharretareve te vjeter rezulton; se si teknik i mesem pyjesh ne Sharre ka punuar z. Bajram Xheko diku nga mesi i viteve 1950. Emer i njohur ne pylltari, sidomos ne nivelin e mesimdhenjes dhe si dekan i Fakultetit te Pyjeve per disa vite.
Së pari përmënd të ndjerin inxh. Ylli Gusho, i cili mund të quhet si “pionier i mekanizimit të shfrytezimit të pyjeve” ai shkeli në pyjet e Pukes në vitet 50-60 të shekullit të kaluar. Veprimtaria e tijë veçohet në projektimin dhe montimin e teleferikëve pyjor. Që nga ajo periudhë, sharrat e Fushë-Arëzit u bënë dhe mbetën një shkollë e madhe për këtë lloj transporti dhe për zhvillim të teknologjisë së shfrytezimit të pyjeve në përgjithësi.
Më vonë një grup inxhinieresh erdhen në Fushë-Arëz, si: Vito Koçi, Mihallaq Kotro, Pavllo Konomi, Fenelon Hoxha, Nebi Koka, Fredi Marjani, Xhemil Agastra, Nikolin Noshi, etj. Secili arriti të krijojë dhë të vendos një gur themeli në teknologjine e shfrytezimit të pyjeve. Inxhinier Vito Koçi, një personalitet i shquar i pylltarisë shqiptare, ndonse erdhi për denim (arsye biografie), punoi me perkushtim të veçante si kryeinxhinier për më se 15 vite. Ai vlerësohet si njeri ndër projektuesit dhe realizuesit e qytetit të sharrtarëve të Fushë-Arëzit. Ai është dhe njëri nga projektuesit e fabrikës Fibrës Fushë-Arëz. Pas largimit nga Fushë-Arsi, ai, për shumë vite punoi në lidhjen e shkrimtarëve si redaktor dhe botues i letersisë shqipe. Ai ka ndërruar jetë rreth viteve 2000. Pa mohuar punen dhe kontributin e secilit , do të veçoja nga ky grup ing. Mihallaq Kotron, që në shumë punëtorë të sharrave njihej dhe me emrin “Mihal”. I përkushtuar pas profesionit dhe i dashur me puntoret do ta gjeje kudo në cdo sektor nga Kaçinari në Lak-Hithi, në Tuç, në Iballe, etj. Ai punoi dhe hodhi bazat për një normim teknik të punimeve në shfrytezimin e pyjeve. I vlerësur për rezultatet shumë të mira si student dhe për veprimtarinë e tijë në prodhim, inxhinier Mihallq Kotro pas rreth 5 viteve, nga Fushë-Arëzi do të shkonte si pedagog në Fakultetin e Pyjeve Tiranë. Atje ne vitin 1977 e gjeta dhe une si pedagog, për ne studentet nga Puka kishte nje intresim te vecante. Ai dallohej si një nder pedagogët e me të përkushtuar dhe më komunikues me studentet, të cilet i mësonte dhe i mbeshteste. Ai do të kulmonte në veprimtarinë e tijë si dekan i ketij fakultetit ne dy periudha, sot ka titullin e lartë Profesor. Mihallaq Kotro është një emër i spikatur në pylltarinë shqiptare dhe në shumë breza studentesh do kujtohet gjatë. Po kështu koleget Pavllo Konomi e Fredi Marjani nga Fushë-Arezi do të transferoheshin si drejtues e specialiste ne në Byronë e Studimeve dhe Projektimit të Druri në Tiranë. Inxhinier Fenolon Hoxha, në mesin e viteve 90, ka qënë Drejtor i Pergjithshem i Pyjeve dhe Kullotave.

Janë një brez tjeter specialistësh që do të vinin të punonin në Fushë-Arëz, si:Palush Alia, Fadil Morina, Gasper Uldedaj, Prengë Vorfi, Fran Gjoci, Mark Zefi, Gjergj Preka, Idriz Furriku, Skender Halili, Tonin Ndrekaj, Lukë Gjini, etj. Puna dhe veprimtaria e tyre do të përqendrohej kryesisht në sektorët e shfrytëzimit, si drejtues stabilimentesh dhe teknolog prodhimi. Inxhinieri Palush Alia për disa vite ishte kryeinxhinier dhe drejtor i NPD Fushë-Arëz. Ketij brezi i takoj te merrej me rikonstruksionin e stabilimentit te Fushe-Arezit, me instalim të teknologjive të perparuara në prodhim dhe manipulim të lendës sharruar.
Nese mund ti grupojmë si brezin e më të rinjeve dhe të fundit të periudhes 1980-1990 dhe kur sharrat e Fushë-Arezit e nderprenë veprimtarinë e tyre si ndërmarrje shtetërore janë: Prengë Prenga, Ndue Çuni, Qamil Brahimi, Gezim Shkjau, Gjon Fierza, Avdulla Hasani, Vath Tabaku e Palokë Prela. Një brez që kishin mbaruar studimet me rezultatet mjaft të mira. Me përkushtim ndaj profesionit, ata sapo erdhen në prodhim, dijet e tyre teorike synonin ti vinin në jetë. Vlen të kujtoj një komunikim dhe bashkepunim tepër të ngushtë midis nesh në ato vite. Problemet dhe hallet që i kishte njeri nga në në sektorin e tijë, përpiqeshim ti zgjidhnim së bashku. Prengë Prenga filloi si specialist në mobileri, pastaj si drejtuesi i parë i fabrikës Fibrës dhe së fundi si kryinxhinier e drejtor i NPDrurit do të linte gjurmë, do të binte në sy si specialist i aftë dhe drejtues i zoti. Pas angazhimit per disa vite në pushtetin vendor, me vone ai do të drejtonte edhe DSHP Puke. I vlerësur për aftesitë e përkushtimin e tij, më pas do të kalonte në detyra të rëndesishme në në Drejtorinë Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave, si drejtor i Policise Pyjore, në MMPAU si shef sektori ku punon dhe sot. Inxhinier. Ndue Çuni si koleg bashkëstudent, vlen ta kujtoj për novacionin dhe perkushtimin në përmirësimin e transportit me teleferikë. I apasionuar pas elektronikes dhe mekanikes, me shumë dije të fitura në këtë fushë, ai në vitet 1985-1986, pasi nje pune studjuese dhe projektuese, arrinë të eksperimentojë një vagonetë automatike e cila kishte mjaft epërsi në krahasim me vagonetat në teleferiket Vyssen të kohës. Vagoneta ndalohej në cdo pikë të litarit mbajtës çka e lehtësonte së tepermi transportin me teleferik. Ing. Ndue Çuni në fillimet e levizjes demokratike u perfshi në politikë në detyra të ndryshme si drejtues i këshillit të rrethit Puke, zv kryetar Bashkie, më pas deputet i Kuvendit të Shqiperisë. Sot ai punon në Institutin e Statistikave Tiranë si shef i sektorit të Bujqesise dhe Mjedisit. Për inxhinieret e Tuçit; Gjon Fierza e Vath Tabaku, sjell ne vemendje të atyre viteve; punën e tyre në stabilimentin e Tuçit dhe në degen Teknike. Ata me profesionalizem studjuan, projektuan dhe mundesuan futjen në shfrytezim të ekonomisë Pyjore Munellë. Pas një periudhe rreth 12 vjecare si inxhinier në Tuç në Degën Teknike , Gjon Fierza pas vitit 93 do të transferohej në Lezhë dhe më vonë në Tiranë. Ai do të punonte si specialist në sherbimin pyjor, konsulent në disa projekte ndërkombëtare. Mund ta veçoj atë, si specialist pyjesh që është marrë gjerësisht me fushën e informimit, sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit publik ne kuadrin e Projektit te Pyjeve, më vonë ai kalon si shef i seksionit të Silvikuturës dhe Burimeve Pyjore në DPPK, si specialist në MMPAU dhe tani vazhdon si shef seksioni në DSHP Tiranë. Ajo që do të veçoja për këtë kolegë është përkushtimi i tijë për të shkruar për pyjet dhe pylltarët, promovimi i vlerave dhe problematikes së shërbimit pyjor. Ai perveç se dhjetra artikujve në gazeta të ndryshme, si autor dhe bashkautor, ka realizuar disa botime librash me vlerë në fushën e pylltarisë. Ketë veprimtari tashmë po e kulmon me sukses dhe në botimin e ketij historiku të Shërbimit Pyjor Shqiptar duke bashkëpunuar me kolegun dhe bashkoheshin e tij Kole Malaj. Inxhinieri Vath Tabaku pak me i ri në moshë nga ne, e kujtoj për kompetencën profesionale, fitim të shpejtë të shprehive praktike në punë, të matur e fjalë pakë, shpejt arriti të fitojë repektin e puntorëve dhe të kolegëve. Vathi, me këmbëngulje dhe përkushtim që në ato vite ai studionte per kualifikimin profesional, ku mori provimet pasuniversitare me rezultate shumë të mira. Nga Fushë – Arëz, ai në gjurmët e profesor Mihallaqit, projektoi të ardhmen e tij duke shkuar si pedagog, zv dekan dhe duke arritur si dekan i Fakultetit të Shkencave Pyjor ne dy periudha, ai tashme ka fituar titullin e profesorit. Sot, Vath Tabaku, kontribuon në politikë si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i vetmi specialist pyjesh në këtë legjislaturë. Pra nga gjashte dekane te Fakultetit te Fakultetit te Pyjeve, tre prej tyre punuan ne Sharrat e Fushe-Arezit. Po keshtu dhe ne Institucionet e tjera te Pylltarise shqiptare, emrat e specialisteve te shfrytezimit te pyjeve, vlerësohen per profesionalizem dhe kontribute reale
Me mirënjohje dhe respekt mund të ndalesha me kujtime tek cdo kolegë që ju permënda emrat dhe të tjerë që nuk më kujtohen, të cilët padyshim kanë kontribute dhe vlera për punën në Sharrat e Fushë-Arëzit dhe në Sherbimin pyjor apo detyra të tjera që dhe sot punojnë. Duke i përmbyllur këto kujtime them se në Ndërmarrjen Shfrytëzim Përpunim Drurit Fushë-Arëz, te njohur me emrin Sharrat e Pukes, punuan dhe kontribuan shumë inxhinierë pyjesh nga cdo skaj I Shqiperise, ndjehem i nderuar që unë punova gjata me shumë prej tyre, ata kanë mbetë në memorjen tonë dhe të sharrëtarëve pukjanë. Ata zënë vend të nderuar në armatën pylltarëve shqiptare. 


*Inxh. Qamil Brahimi
DSHP Pukë - Shef i seksionit te Policisë Pyjore

Qamil Brahimi, ka lindur ne fshatin Kulumri Pukë me 03.07.1956. Jeton ne Fushë-Arëz
Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Pyjeve në vitin 1982
Në 1983-1985 pergjegjes sektorin shfrytezim pyjesh ne Sakat,
Ne 1985-1990 kryetar i Deges se cilesise se NPD ,
Ne 1990 -1994 teknologe dhe pergjegjes i Repartit te lendes se sharruar ,
1995-2001 specialist ne DSHPyjor Puke
2001- vazhdim, Shef i seksionit te Policise Pyjore në DSHP Pukë

________
Burimi: inxhinier Qamil Brahimi ne DSH.Pyjore Fushe-Arez, Janar 2013 me rastin e 90 vjetorit te  Sherbimit Pyjor Shqiptar

Sunday, May 12, 2013

Fshati Xathe-Puke

Nje pershkrim i shkurter i origjines se Xathit.

Fillimisht ne Xathe erdhen dy vellezer!Brahim Mema dhe Mustaf Mema!Te dy kishin nga kater djem!Gjate luftes per ruajtjen e teritorit ,ne bjeshke per te ruajt djemte ,ata ja besuen njeri tjetrit!Mustaf Mema ja rujti djemt Brahimit.kurse Brahimi nuk mujti me ja ruejt djemt vllajt keshtu qe kater djemt e Mustaf Memes u vrane ne lufte! Mustaf Mema u martua per se dyti dhe i lindi nje djale qe e quajti Kolec!Nga ky djale lindi lagjia e kolecit,kurse Brahim Mema pati sic thashe kater djem:VELEN,SYLEN ZMAKEN DHE MULEN!Nga keta kater djem u formuan kater vllazni qe jane edhe sot dhe me vllaznine e djalit te Axhes,Kolecit t 'Mustaf Memes bahna pese! Ma vone kan ardhur Latifet dhe Xhauret ,ku per te mos pase mosmarreveshje dhe per t'u ba nje kena ba kumari me njeri tjetrin!Adllah Uka,Brahim Zeqa e te tjere burra nga keto dy fise gjithmone kane shkuar mire me pjesen tjeter te sylajve velajve zmakajve mulajve dhe koleceve!Ta qojme perpara kete rruge qe e nisen ata!

Xathi (Poezi)

Qohu djem, he ju vrafte buka.
S' asht ma poshte Xathi se Puka.


S'asht ma poshte se Miliskau.
Po kush dreqi ne na ndau?
Asht nje dreq, n'mes nesh ka hy.
E'spo don t'na shohe me sy.
T'bahna bashke t'ja japim hakun,
mos ta lame me poshtnue Xathin.
Se ka Xathi djem me mend
Per trimeri e per kuvend.
T' bahna bashke edhe nje here
t'japim Xathit erz dhe ndere!

_____
Publikon: Forumi Pukjan
Fotografi: Fshati Xathe, Puke

Dardha (Përshkrim i shkurtër gjeografik dhe historik)

Nga: Prof. Xhemal Meçi

Dardha

(Përshkrim i shkurtër gjografik dhe historik)


Dardha shtrihet në verilindje të Pukës, në të majtë të Drinit, përballë Berishës së Radogoshit e Bytyçit (Tropojë), Lugut të Bytyçit. Në lartësinë e udhës automobilistike, nga Qafa e Shkambit vizitorit i shfaqet përpara sysh një fushëpamje madhështore: Qebiku në të majtë të lumit, poshtë Pjashtog (dikur një fushë e gjerë dhe shumë pjellore tani e përmbytur nga Drini), - Bregu i Dardhës me Vaun; Tejdrinja duke filluar me Hasin, Bytyçin, Pla e Gash, Sernica me Krasniqe dhe më në thellësi Alpet.
Dardha pasqyrohet për here të pare në dokumenta osmane, ku del në trajtën Darda. Më 1529 – 1536 shënohet me 13 zjarre (shtëpi). Me 1571 dhe 1591 shënohet me 10 shpi. Siç shihet për 60 vjet nuk ka rritje, përkundrazi pakësim shtëpish. Edhe pas afro nje shekull e gjysmë, më 1671 Don Stefano Gaspari rregjistron vetëm 12 shtëpi me 130 frymë.
Nga këto të dhëna shihet se Dardha, si dhe fashatra të tjera të Pukës, kanë pësuar dëme të mëdha e shkatërrime gjatë shek. XV – XVII.
Në fundshekullin e XIX katundi i Dardhës është njohur me 80 shtëpi. Në vitet “80 të shekullit XX Dardha arrinte në 300 shtëpi. Dardha ka qenë e banuar që në lashtësi. Edhe emri është me origjinë ilire. Prof. Eçerem Çabej në “Studime etimologjike në fushën e shqipes”, III. Tiranë, 1987, shpjegon: “dardhë, f. këtë fjalë e lidhin që prej Hahnit e këtej me emrin e popullit dardan e të vendit të tyre Dardania … e mbarë shqipes”.

Dardha ka dy vllazni me nga tre mëhallë secila. Vllaznitë janë Kokaj e Bibaj. Nga Kokajt janë vllaznitë: Çela (Çelakaj), Selmani (Selman), Margjeçi (Margjeç). Nga Bibajt janë vllaznitë: Pali (Palaj), Pepa (Pepaj), Kola (Kolgjokaj).

 _______
Burimi: Prof. Xhemal Meçi në librin studimor “Kabashi” tek seria e studimeve “Puka që në lashtësi - 2”,  fq. 356 – 359, Tiranë 2008.
Fotografi: Pamje nga Dardha-Puke.

Fotografi ne fshatin Porav "Guri i lekve".

Fshati Porav ndodhet ne rrethin e Pukes. Ne kete fshat ekziston nje gure misterioz qe banoret e quajne "Guri i lekve"














Fotografi nga fshati Porav i Pukes



Wednesday, May 8, 2013

Zyra Arsimore Puke hap websitin e saj zyrtare




Zyra Arsimore e rrethit te Pukes para pak kohesh ka promovuar websitin e saj ne internet qe eshte: 

http://zyraarsimorepuke.altervista.org/ 
Nxenesit e rrethit te Pukes nepermejet ketij portali te ri do kene mundesi qe te marrin vesht njoftimet zyrtare te ZA Puke.
Stafi i Forumi Pukjan ne kete faqe eshte i regjistruar me emrin Fv Pukjan.

Kush eshte Nikoll Deda?Kandidat i Partise Socialiste per deputet i Kuvendit te Shqiperise.

Kush eshte Nikoll Deda?Kandidat i Partise Socialiste per deputet i Kuvendit te Shqiperise.

Nikoll Deda ka lindur ne fshatin buxhon te komunes se Fierzes ne 4 maj te vitit 1955. Rezultatet e shkelqyera ne mesime detyrojne prindrit e ketij te fundit ta akomodojne birin e tyre menjeher pas arsimit 8 vjecar ne konviktin e Pukes prej ku vijon dhe shkollen e mesme e cila sapo ishte hapur per te perfunduar ne vitin 1974, ku rezulton nje nder nxenesit me te mire te gjimnazit te saj kohe. 

Me mbarim e shkolles se mesme Nikoll Deda vijon studime ne fushen e mjeksise ku specializohet ne fushen e stomatologjise. Rezultatet e larta te fakultetit detyrojne autoritetet vendore te kohes ne rreth qe me mbarimin e studimeve te emrojne Nikoll Deden shef te Sherbimit Stomatologjik ne Puke detyre te cilen e mban deri ne vitin 1983, kur emrohet dhe drejtor I Sherbimit Stomatologjik ne rrethin e Pukes.

Nga viti 1986 deri ne vitin 1990 Nikoll Deda zgjidhet Nenkryetar i keshillit te qytetit te Pukes. Ne vitin 1997 pas nje periudhe kur z. Deda ushtronte vetem profesionin si stomatolog ai i rikthehet pozicioneve drejtuese ne rrethin e Pukes si drejtor i Shendetiti Publik, detyre te cilen e mban deri ne vitin 2000, kur shkeputet dhe nga rrethi i Pukes per te vijuar aktivitetin e tij ne klinikat private te stomatologjise qe hap ne kryeqytetin shqiptar. 

Nikoll Deda ne vitin 2011 shpallet nga keshilli bashkiak i Pukes qytetar Nderi i bashkise Puke. Kandidimi i tij per Partine Socialiste vjen si pjese e Shoqerise Civile pasi prej 14 vitesh ai nuk eshte marr me politik nderkoh qe nuk mohon faktin se i perket idealisteve. 
Nikoll Deda eshte i martuar babi i dy djemve 28 dhe 25 vjec me profesion jurist e stomatolog. Nikoll Deda aktualisht kandidat i PS ne rrethin e Pukes fut ne kete fushate elektorale me sloganin:  "Jam si ju dhe per Ju" Nderkoh qe motive i tij eshte: "Puka dhe Partia Socialiste".
Ai beson te vota e pukjanve dhe nuk e shqeteson renditja ne vendin e shtat ne listen e kandidatve te qarkut te Shkodres.

________
Publikon: Forumi Pukja
Pergatiti: Ptv
Date: 08 maj 2013

Kush eshte Ndue Paluca?Kandidati i Partise Demokratike per deputet i Kuvendit te Shqiperise.

Kush eshte Ndue Paluca?Kandidati i Partise Demokratike per deputet i Kuvendit te Shqiperise.

Ndue paluca ka lindur me 28 shkurt te vitit 1966 ne fshatin Qafe Mali te komunes me te njejtin emer ne rrethin e Pukes. Pas perfundimit te shkolles se mesme te Fushe Arrezit ai ndjek fakultetin e Agronomise ku diplomohet me rezultate te shkelqyera ne vitin 1990. 

Me te rikthyer ne vendlindje ai aktivizohet ne funksione te ndryshme ne sherbim te komunitetit te zones ku dhe ka lindur, deri ne vitin 1996, Kur kandidon per kreun e komunes Qafe Mali, pozicion te cilin e ka mbajtur deri ne vitin 2003. Puna si kryetar komune dhe OJQ te ndryshme i jep atij aftesi menaxheriale cka i krijon mundesin e bashkepunimit me organizata vendase dhe te huaja per vite te tera. 
Ne vitin 2005 me ardhjen e Partise Demokratike ne Pushtet ai emrohet ne krye te Drejtorise se Sherbimit Pyjor Puke, pozicion te cilin e mban deri ne vitin 2007 kur zgjidhet kryetar i bashkise se Fushe Arrezit, pozicion te cilin e mban vetem dy vite per tu dorhequr si pasoje e kandidimit per deputet ne vitin 2009 , mandate te cilin e permbyll tani per tju nenshtruar nje tjeter sfide per te mbajtur karrigen qe kishte ne kuvend edhe per kater vitet e ardhshme. 

Ndue Paluca eshte i martuar babai i dy djemve te cilet aspirojne per nivele me te larta se babai i tyre ne jete. Zoteron shume mire gjuhen gjermane, nderkoh qe eshte i specializuar per menaxhim ne disa vende te Europes si ne Austri, Itali, Zvicer etj.
Motoja e tij duket se eshte: "Kemi arritur shume, por akoma kemi per te arritur perpara."

_______
Publikon: Forumi Pukjan
Pergatiti: Ptv
Date 08 maj 2013

Sunday, May 5, 2013

Pukes i shtohen edhe kater Deshmore.

       Sot 5 maj 2013 dita e deshmoreve e gjen rrethin e Pukes me kater deshmore me shume. 


      Ne fakt qe ne muajin nentor 2012 nje grup pune per vlersimin e figurave te shquara Pukjan i ka kerkuar Keshillit te qarkut Shkoder per vlersimin e 17 personaliteteve te njohura Pukjane.

      Nga kjo liste Ministria e Mbrotjes e Shqiperise ne muajin mars 2013 ka vendos te shpall Deshmore te Atedheut:





1. Keqan Qerimi ( Gusht 1912, Fshati Trun)

2. Frrok Kol Gjoni ( 23 korrik 1912,Qerret i vogel)

3. Ndue Marku ( 23 korrik 1912, Mille)

4. Ndoc Mark Deda ( ra ne luft kunder serbve v.1915, Berish)

      Per vlersimin e ketyre figurave te njohura te rrethit te Pukes eshte bere fale punes se realizuar nga Prof.Xhemal Meci i cili me perkushtim te madh ka grumbulluar faktet historike, fotografi etj per plotesimin e dosjeve per vlersimin e figurave te shquara te rrethit te Pukes.

      Ne kete shkrim po ju publikojme disa pjse nga kenget e kenduara nga repsodi i njohur Prendush Gega

1. Ne at stanboll po kendon gazeta
    qarti paqen Ndoc Mark Deda,
    Si nep armt sa te jet jeta.
    Si nep armt Ndoci sak,
    Per pa i la saptit me gjak.


2. Frrok Kol Gjonin me Marash Markun
    Thojn Gjymjetin do ta qarsim,
    Nuk i lam zaptit e ri
    Kam shkru token per me i ri,
    Kam shkru pleq e djem te ri,
    rend me rend per askeri.


3. Ai Ndue Marku trim dai,
    Se ka Milla shoqin e tij,
    Shoqi i ti kerkund se gjen,
    Bash ne tabe* paska mbet.

________
Pergatiti: Forumi Pukjan
Burimi: Prof. Xhemal Meci dhe Gezim Kopani
Date: 5 maj 2013

Shenim: *Tabe dmth: pozicion