Dardha
(Përshkrim i shkurtër gjografik dhe historik)
Dardha pasqyrohet për here të pare në dokumenta osmane, ku del në trajtën Darda. Më 1529 – 1536 shënohet me 13 zjarre (shtëpi). Me 1571 dhe 1591 shënohet me 10 shpi. Siç shihet për 60 vjet nuk ka rritje, përkundrazi pakësim shtëpish. Edhe pas afro nje shekull e gjysmë, më 1671 Don Stefano Gaspari rregjistron vetëm 12 shtëpi me 130 frymë.
Nga këto të dhëna shihet se Dardha, si dhe fashatra të tjera të Pukës, kanë pësuar dëme të mëdha e shkatërrime gjatë shek. XV – XVII.
Në fundshekullin e XIX katundi i Dardhës është njohur me 80 shtëpi. Në vitet “80 të shekullit XX Dardha arrinte në 300 shtëpi. Dardha ka qenë e banuar që në lashtësi. Edhe emri është me origjinë ilire. Prof. Eçerem Çabej në “Studime etimologjike në fushën e shqipes”, III. Tiranë, 1987, shpjegon: “dardhë, f. këtë fjalë e lidhin që prej Hahnit e këtej me emrin e popullit dardan e të vendit të tyre Dardania … e mbarë shqipes”.
…
Dardha ka dy vllazni me nga tre mëhallë secila. Vllaznitë janë Kokaj e Bibaj. Nga Kokajt janë vllaznitë: Çela (Çelakaj), Selmani (Selman), Margjeçi (Margjeç). Nga Bibajt janë vllaznitë: Pali (Palaj), Pepa (Pepaj), Kola (Kolgjokaj).
_______
Burimi: Prof. Xhemal Meçi në librin studimor “Kabashi” tek seria e studimeve “Puka që në lashtësi - 2”, fq. 356 – 359, Tiranë 2008.
Fotografi: Pamje nga Dardha-Puke.
No comments:
Post a Comment