Thursday, November 28, 2013

Stafi ju uron: "Gezuar 28-29 Nentorin!"


Ndue Shyti, Paganini i Çiftelisë Shqiptare

PUKE-Sot është e vështirë të gjesh një mjeshtër të çiftelisë apo të fyellit. Dikur e kishim. E kemi fizikisht edhe sot Artistin e Madh. E kemi harruar 80-vjeçarin Ndue Shyti, i cili njihet ndryshe edhe si Paganini i çiftelisë shqiptare. Askush si ai nuk dhuroi tinguj kaq të harmonishëm prej drurit dhe telave, apo fyejve; askush si ai nuk e solli artin dhe shpirtin e popullit në skenat më të mëdha të botës. E ky shkrim synon për të shlyer sadopak mëkatet tona të përditshme që bëjmë me të kaluarën e artë. Artisti i Popullit gjallon dhe sfidon me shpirt heshtjen tonë, duke sjellë kujtime që shumë prej të rinjve nuk i kanë dëgjuar kurrë; madje ato mund të duken edhe si legjenda… 

Mrekullia në Dizhon të Francës 

“Para se të niseshim për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të vitit 1970, në Dizhon të Francës, bëmë shumë prova në Ansamblin e Këngëve e Valleve në Tiranë dhe ‘qepëm’ një koncert që do të zgjaste 80 minuta”, – thotë Artisti i Popullit, Ndue Shyti. Kur mbërritëm në Dizhon na ndryshoi plani…. Na thanë se koncerti ynë (si çdo shtet tjetër) do të reduktohej në vetëm 15 minuta. Pra, duheshin hequr pjesë të ndryshme të programit. Mua më thanë që ‘ta qethja’ melodinë time. Rashë në mendime se çfarë të hiqja? Atëherë vendosa të shpejtoj ritmin. Nga shtatë minuta duhet ta bëja tre. Më erdhi radha. Dola në skenë. Fillova të luaj në çiftelinë që më kishte bërë Gjin Shkoza (mësuesi im i parë si instrumentist). Gishtat lëviznin lehtë dhe me shpejtësi si asnjëherë. Duhet ta mbyllja në kohën e caktuar, ndryshe grupi skualifikohej. (Kështu ishte rregulli). Binte gongu, pjesa mbyllej. Unë që nuk e matja dot kohën, në ato momente emocionesh duke i rënë çiftelisë, fillova të tërhiqem nga skena. Gongu (topan i thotë Ndue Shyti) nuk po binte. Ndërkohë. kryetari i jurisë më bëri shenjë t’i afrohesha mikrofonit. U afrova dhe vazhdova t’i bie. Më ftoi të zbrisja nga skena për te juria. “Pasi këqyri bajagi çiftelinë, më shtrëngoi një dekik dorën dhe tha: ‘Bravo Albania! Fituat’. 
Tish Daia ma përktheu. ‘Mersi boku’, – iu përgjigja unë (kështu na kishin mësuar të thoshim sa herë na lavdëronin)”. 

Çiftelia asht shqiptare 
“N’atë dekik m’u kujtua se dikur, në Turqi një fansi jem (politikan turk), kur u kënaq me melodinë e çiftelisë time e që mësoi se jam albanez, më tha: ‘Kemi kujtuar se çiftelia ka lindur në Anadoll, por njëtash u binda se e paska origjinën nga Albania. Po ku bie kjo Albania, axheba?’ Ndërsa sot Albaninë le ta marrë vesh e gjithë bota mbarë”. 

“Aty në Dizhon morëm Gjerdanin e Artë (3 kg e 860 gramë) – jo unë, por grupi”, – thotë Ndueja me modesti. “Si mos fitonim na, tu pas në krye Besim Zekthin e Ibrahim Tukiçin?” 

Ndueja përdor shpesh një shprehje mirditore: “Asht ma e mirë gjasa se kapucari”, – që do të thotë: “Më e saktë është ajo që ndodh, sesa kjo që thuhet”. Pra, nuk mund të rrëfehet ajo që ndodhi në Dizhon të Francës më 30 gusht – 4 shtator 1970. Çaste të bukura, të paharruara. Ansamble, të mbledhura nga e gjithë bota, do të parakalonin para personaliteteve kryesore franceze. Shqiptarët me Gjerdanin e Artë mbanin mbi supe shqiponjën e kërcimit, artistin Besim Zekthi. Bulevardi u bllokua 60 minuta sepse njerëzit që kishin mbushur dy anët e rrugës donin të përqafonin fituesit. Ata brohorisnin: “Albania… Albania!”. Në përfundim të parakalimit Ndue Shytit iu desh të përballej me pesë profesorë të muzikës franceze. Ata do të kontrollonin me rrënjë e degë instrumentin magjik. (Atë çiftelinë që kokën e kishte me dru mani e bishtin me dru ahu). Profesorët nuk i jepnin kënd si e qysh dhe çfarë magjie ka brenda vegla që lëshon ato tinguj të ëmbël. 

Tinguj bjeshke 
Artisti i Popullit, Ndue Shyti, lindi 80 vjet më parë në Gojan, në një fshat të Pukës. Ishte veçse 3 vjeç kur e mori çiftelinë për herë të parë në dorë. Teksa vitet kalonin telat e çiftelisë çdo ditë e më shumë prodhonin tingujt të harmonishëm dhe ngjyra mahnitëse nëpër gishtat që rriteshin. Artisti i vogël shoqëronte të rriturit me veglën muzikore. Kur dilte në stane, lart në bjeshkë, ai merrte me vete çiftelinë dhe fyellin; pjesën e pandarë të jetës së vet. Për herë të parë dha një koncert para grupeve vullnetare, që po ndërtonin hekurudhën Elbasan-Peqin, në vitin 1950. Ata e kishin marrë artistin 15-vjeçar që t’u binte veglave në orët e dëfrimit. Kaq deshi që tingujt e dalë nga çiftelia e tij të merrnin dhenë. Aty ndjeu dhe kënaqësinë e duartrokitjeve. Në ato vite të vështira Ndueja punonte me sharrëxhinjtë dhe në vaktet e drekës, çlodhte punëtorët me meloditë që krijonte nëpër telat e çiftelisë. Ai kujton se këtë kënaqësi e kishte ndjekur përgjatë gjithë viteve, edhe në kohën kur ishte në shërbimin ushtarak. Aty provoi diçka më tepër; provoi t’i binte çiftelisë para mikrofonit. Tani talenti i tij kishte rënë në sy. Çdo ditë njihej ndërsa dhuntia perfeksionohej. Një ditë ai do të përballej me vlerësimin e ekspertëve të muzikës. Me gjithë sigurinë që kishte në veten e tij, ende nuk i harron ato emocione që provoi. 

Ishte viti 1958 kur doli për herë të parë në skenën e Festivalit Folklorik të rrethit. Aty mori diplomën e parë për talentin dhe punën e akumuluar ndër vite mbi dy tela çiftelie. Rritej djaloshi, rritej dhe nami i tij. 

Një ditë, nga skena e Pukës do të dilte në një ngjitej në një tjetër skenë, kësaj radhe më të madhe, do të shfaqte talentin e tij për artdashësit e kryeqytetit. “Ndihesha i gëzuar, por me më shumë përgjegjësi”, – thotë Ndueja. Përveç çiftelisë, aty i ra edhe bilbilit (instrument që e kishte përgatitur vetë). Në sallë ishte edhe Enver Hoxha. Ndueja thotë se Enveri i ngjit në skenë dhe iu drejtua: “Ndue, si quhet ky instrument?”. “Bilbil”, – iu përgjigj Ndueja. Më pas ai thotë: “Të lumtë! Në duart tuaja fishkëllen si pishat tona krenare”. Ndueja kishte me vete një grup me 104 instrumentistë popullorë pukjanë. Ata kishin për mësues Ndue Shytin. Teksa largohej nga skena, Enver Hoxha tha se “edhe Franca nuk ka një artist që të luajë si malësori ynë, me dy tela e një bilbil”. “Nji kjo çifteli e ky bilbil, – thotë Ndue Shyti, – më bënë të njohur dhe më kanë shtrënguar dorën burra shteti, që nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Ramiz Alia, e deri te Sali Berisha”. Ai kujton se tingujt e çiftelisë kanë mahnitur edhe Mao Ce Dunin dhe Çu En Lain, të cilët i kanë shtrënguar dorën. 

Histori të rralla 

Artisti i Popullit Ndue Shyti dhe çiftelia e tij i kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë. Ai është bërë i njohur me interpretimet e tij nëpër skenat botërore, në Kinë, Francë, Turqi, Suedi, Jugosllavi etj. Kudo ka marrë duartrokitje e fjalë të ngrohta. Një gazetë franceze shkuan për të: “Ndue Shyti, një shqiponjë që luan me dy tela, por që tingëllon si një simfoni”. Ndërsa bashkëshortja e Mao Ce Dunit thoshte në një nga gazetat kryesore kineze: “Një shqiptar virtuoz i vërtetë”. Një media maqedonase në Ohër thoshte shumë vite më parë: “Ndue Shyti është një nga instrumentistët më të mëdhenj të Ballkanit”. 

Fama e Ndue Shytit jehoi nga Bjeshkët e Tërbunit deri në Pekinin e largët. Ai interpretoi në sallën ku ndodhej udhëheqësi komunist Mao Ce Duni, një pjesë instrumentale kineze. “Salla gjigante më shoqëronte me këngë e thirrjet përsëritëse ‘ci go jo’, ‘ci go jo’”, – kujton me mallëngjim Artisti i Popullit. 

Kujtime që nuk vdesin 

Në karrierën e tij artistike Ndue Shyti ruan shumë kujtime. Ai tregon se teksa luante në një skenë në Turqi, në mes të melodisë, i këputet njëri nga telat e çiftelisë. “Vazhdova me një tel deri në fundin e pjesës muzikore. Ndihesha keq, por u ngroha shumë nga duartrokitjet me ovacione të mëdha. Ambasadori ynë atje më tha: ‘Kur nuk e mora unë vesh se ti i re çiftelisë me një tel, edhe salla nuk e dalloi’”, – thotë artisti. Ai rrëfen një tjetër histori. 

“Në Jugosllavi u fikën dritat në krejt sallën, por unë vazhdova t’i bija çiftelisë dhe dukej sikur tingujt shpërndanin dritë”. Ndue Shyti i njeh shumë mirë instrumentet popullore, sidomos çiftelinë dhe fyejt. Çuditërisht interpreton pa partiturë. Madje më mirë se artistët e mëdhenj që punojnë me partitura. Por ai ka edhe një gjeni tjetër të veçantë: Ndueja i përgatit vetë instrumentet, vetë kompozon, organizon grupin dhe dirigjon. Edhe këtu pa partiturë. 

Arti dhe politika 

“Tingujt e mi nuk kanë pyetur për politikën”, – thotë Ndue Shyti. Në atë kohë e kanë dëgjuar të gjithë ata që kishin veshë, si komunistët, ashtu edhe kulakët. “Çiftelinë time ma ka pëlqyer edhe Enver Hoxha, edhe Sali Berisha. Për mua, si njëri dhe tjetri janë dashamirës – fansa – njëherësh politikanë”, – thotë Artisti i Popullit. Ai kujton një koncert, bashkë me Fatime Sokolin. “Sa kishim dalë nga një koncert dhe takuam Sali Berishën, doktor me zë, dhe na ftoi për kafe”, – thotë Ndueja, i cili kujton fjalën që tha: “Me ju krenohet Malësia”. 

Mjeshtri i çiftelisë thotë se e ka takuar edhe një herë tjetër zotin Berisha, kur u bë kryetar i Partisë Demokratike në qytetin e Pukës. “Rastësisht më takoi dhe më tha fjalë të mira”, – shprehet artisti i përjetshëm i malësisë. 

Tri magjitë e çiftelisë 

Çiftelia e Ndue Shytit nuk ka një, por tri magji: Instrumenti i prodhuar nga kryemjeshtri Gjin Shkoza; melodia që buron në gurrën popullore dhe së treti, por mbi të gjitha, vetë dhuntia që i fali Zoti Ndue Shytit. Në karrierën e tij ka një mal me dekorata, diploma, certifikata etj. Janë të regjistruara mbi 450 koncerte brenda vendit dhe me dhjetëra të tjerë jashtë vendit. Sot. në moshë të thyer, është vlerësuar me titujt “Artist i merituar” dhe “Artist i Popullit”, “Krenaria e qytetit të Pukës” dhe me vlerësim në vendin e lindjes së tij. 

Ai jeton dhe luftën në heshtjen e përditshme, me harresën e madhe, larg zhurmës dhe famës së dikurshme, në Lagjen Nr. 14 të qytetit të Durrësit. Prej 15 vitesh lufton me sëmundjen e paralizës. Shpirti prej artisti dhe familja e tij e ndihmojnë të sfidojë sëmundjet e moshës. Artisti i Popullit nuk ka nevojë për ne. Ne kemi nevojë për artin dhe talentin e tij. Gjithçka që Ndue Shyti bëri për artin popullor do ta bënin të meritueshme edhe titullin “Nderi i kombit”, pasi gjithë jetën ai e nderoi vendin e vet, në skenat brenda dhe jashtë vendit; sepse përçoi anembanë identitetin e shqiptarit. Heshtja e Artistit të Popullit është më e madhe sesa harresa jonë.
___________
Nga: FATMIR LUARASI
Burimi:(d.b/BalkanWeb)

Wednesday, November 27, 2013

U promovua libri “Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i puneve te mira”

Me rastin e 112 vjetorit të lindjes së  imam Shaban Rexhë Ahemti u zhvillua promovimi i librit “Shaban Rexhë Ahmeti, Njeriu i punëve të mira” me autor Idriz Ahmeti.
Aktiviteti u hap nga autori i librit Idriz Ahmeti dhe për të vazhduar me kumtesen: “Roli i fesë dhe i klerit për përhapjen e arsimit dhe shkollës shqipe në krahinen e Pukës” mbajtur nga Denisa Meçi.
Më pas antari i Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë njëherazi Sekretar i Këshillit të Bashkisë Pukë Ylli Hadroj mbajti kumtesen me temë: “Shaban Rexhë Ahmeti, 25 vjet imam i xhamive Micoj e Lajthizë.”  Ai ndër të tjera tha: “Tek imam Shaban Rexha shohim imamin dhe mësuesin e përkushtuar i cili përdorte metoda mësimdhënie duke argumentuar përrparësit e tyre.”
Më pas specialisti i historisë Milazim Cufaj mbajti një referat në respekt të mësuesit të parë të fshatit Micoj Imam Shaban Rexha. Cufaj ndër të tjera tha: “Falenderoj Idriz Ahmetaj për botimin e librit “Shaban Rexhë Ahmeti, Njeriu i punëve të mira”. Me Shaban Hoxhën kam pasur lidhje familjrare e për këtë arsye kam shkruar ato që ai thoshte për hapjen e shkollës së parë shqipe në fshatin Micoj. Fjala e tij ishte e urte, e qetë, e mençur dhe e argumentuar. Ai nxiti të mësohej e të shkruhej mirë gjuha shqipe. Autori Idriz Ahmeti, me të drejtë e ka titulluar “Njeriu i punëve të mira”, por banorët e fshatit Micoj, nxënësit e bashkëkohësit e tij e kanë vlersuar si “Njeriu i fjalëve të mira” e prej këtu vijon edhe suksesi i punës së tij.”
Më pas Adriana Asllanaj (mbes e Shaban Hoxhes) mbajti kumtesen “Homazh për njeriun tonë të dashur Shaban Rexha” Asllanaj tha: “Fëmijeria e Shabanit ka qenë e vështirë e plot peripeci, ashtu si e shume moshatarëve të tij. Ndërsa ishin të varfer për nga pasuria, nga zemra ishin shumë të pasur. Shabani, ndonëse i ri nga mosha, karakterizohej nga mendime të pjekura e përparimtare. Ai dallohej midis shokëve si nxënes i mirë dhe i vullnetshem, pavarësisht nga vështirsit që përballonte. Ai zotëronte mirë gjuhet turqisht dhe arabisht, që ishte një luks i madh për kohen. Meritë të veçantë ka Shabani për hapjen e shkollës shqipe në fshatin Micoj, meritë që nuk iu njoh sa ishte gjallë.”

Më pas Myftiu i Pukës 
Gezim Kopani i dorzon familjës Çertifikatën e Mirënjohjës (pas vdekjes) për Imam Shaban Rexhë Ahmeti.
Aktivitetin e përshendeti edhe Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani i cili ndër të tjera tha: “Ishte puna dhe kultura e imam Shaban Rexhës që të bëhët i njohur, jo vetem në Lajthizë e Kabash, por në gjithë rrethin e Pukës. Ishte vetem 15 vjeç kur kreu detyren si myezin i fshatit Kabash dhe për të vazhduar më vonë, për 25 vjet imam në xhamitë e fshatit Micoj dhe Lajthizë. Më aftsitë prej një teologu islam, ai dha mësime islame nepër Mejtepet e Pukës. Përveç diturisë islame, ai kishte aftësi edhe për mësime tëtjera si, shkrim e këndim shqip, gjeografi etj. Këto dituri bëri që imam Shaban Rexha me mbeshtetjen e Pleqësisë sëfshatit Micoj më 1924 të hap shkollën e parë shqipe në fshatin Micoj.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Myftinia e rrethit Pukë, Çertifikatë Mirënjohje i jepet Shaban Rexhë Ahmeti (pas vdekjes) me motivacion: “Për kontributin e dhënë në përhapjen e fesë islame në rrethin e Pukës, si dhe për kontributin e dhënë në forcimin e Mejtepeve të ketij rrethi.” (Myftinia e rrethit Pukë, Myftiu Gezim Kopani, Pukë më 27 nëntor 2013)
Nëe emër të familjes foli djali më i madh Muhamet Duli si dhe vajza Sabrie Lahi. Ata ndër të tjera thanë: “Së pari falenderojmë autorin Idriz Ahmetin, Myftininë e rrethit Pukë dhe Myftiun Gezim Kopani dhe të gjithë ata që kontribuan  në botimin e këtij libri kushtuar babait tonë. Ky liber është i rëndësishem për familjen tonë dhe për gjithë fshatin Lajthizë. Jemi krenarë për babain tonë i cili na edukoi dhe na mësoi me kulturen më të lartë. Puna e tij e mirë, ka bërë që emri i babait tonë të kujtohet sot pas 112 vitesh.”
Në mbyllje të aktivitetit autori i librit Idriz Ahmeti falendëroi mësuesin Dashamir SokoliMyftininë e rrethit të Pukës tëcilet ndihmuan në botimin e librit “Shaban Rexhë Ahmeti, Njëriu i punëve të mira.”
Për të pranishmit u shpërnda libri “Shaban Rexhë Ahmeti, Njëriu i punëve të mira” si dhe u shtrua një koktëj nga familjarët e imam Shaban Rexhës.
______
Burimi: Myftinia e rrethit Puke, http://myftiniapuke.org/?p=1655

Monday, November 25, 2013

Frange Curri, malësorja e viteve ‘30 me 2 gjuhë të huaja


Frange Fran Curri ishte një grua që rrallë i gjendet shoqja  edhe sot. U lind në KallmetLezhës më 1900. Afër shtëpisë saj ishte një manastir, i ngritur nga një fondacion austriak në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Aty jetonin disa murgesha, të cilat i afruan vajzat e fshatit dhe u mësuan atyre jo vetëm shërbesat fetare, por, përveç  gjuhës shqipe edhe gjuhë të tjera. Franga, që e vogël, u bë një “murgeshë” e bindur dhe nxënëse e shkëlqyer. Aty vinte e jepte mësim edhe poeti i madh Gjergj Fishta

Franga sikur ia përpinte vargjet e këngëve epike të Lahutës së Malcisë,  po thuaj i mësonte menjëherë përmendësh. Murgeshat si shpërblim për mbarimin shkëlqyeshëm të shkollës, i dhanë një makinë qepëse ”Singer”.
Në shkollë në manastir kishte mësuar edhe për prerje dhe qepje rrobash. Nga murgeshat kroate mësoi edhe  gjermanisht e italisht. Shumë rrallë në ato vite kishte femra që dinin gjuhë të huaja në qytet, ndërsa në fshat as që mendohej. Rruga e jetës e solli në familjen e Nikollë CurritFushë-ArrëzitMirditës,një shtëpi e njohur për bujari, besë e trimëri( tash e përfshinë rrethi i Pukës). Por pati pak ditë të lumtura, sepse burri i saj Ded Nikolla, sapo u kthye  nga Shëngjini Fushë-Arrëz, ish helmuar dhe vdiq. Ato ditë Franga kishte  lindur djalë, të cilit ia vunë emrin Pjetër, sepse kishte lindur në maj. Në këto rrethana, nusja e re, Franga, mbeti e ve. Një dramë e madhe në shpirtin e jetën e saj, nuk e mposhti. Vendosi që të rriste të birin.

Edhe ky ishte një rast i rrallë që një femër e re të ngryste jetën, duke rritur një jetim. Me gjithë kërkesën e burrave të shtëpisë që Franga të kërkonte fatin e saj sërish, ajo u betua se sa të rrojë, unë jetën ia kam falë një burri që nuk e kam ma, por kam kujtimin e tij: fëmijën. I lutem zotit të ma rritin. Gjithë jeta ime do t’i kushtohet djalit tim… Vjehrri, Nikollë Curri, një burrë i njohur për mirë në Pukë e në Mirditë e më gjerë, e pajisi nusen e djalit të vdekur me një revole me mulli. Përdorimin e armës ua kishte mësuar edhe katër djemve edhe Frangës baba Fran që kur Franga ishte vajzë në Kallmet Lezhës. Jo rrallë gratë mirditore mbanin armë. Jeta e vështirë, e shpesh e mbetur edhe zot edhe zonjë shtëpie, i ka  detyruar ato  që të mësonin e të përdornin  edhe armën, si dhe të gjitha punët e bujqësisë e të blegtorisë.
Ja disa ngjarje të tjera  të rralla gjatë jetës saj, që e shquajnë Frangën nga shoqet e tjera të kohës:
1925, në shtëpinë e Nikollë Currit vijnë xhandarët e qeverisë së Zogut për ta çarmatosur dhe arrestuar. Franga hyn në dhomën e burrave e veshur me të zeza. Në brez mbante revolen me dorezë argjendi. Xhandarët u shtangën. Menduan: kur edhe gratë janë armatosë, edhe burrat e kanë vendosë për të vdekë , atëherë ne nuk kemi çka të bëjmë këtu…. Vrasja nga gruaja është turpi më i madh për një burrë. Xhandarët, të frikësuar u larguan dhe nuk e cenuan më shtëpinë e Nikollë Currit.

1934, Franga Curri, kjo grua burrneshë, po shkonte në fshatin BushatPukës për festën e Pashkës. Atje kishte të martuar vajzën e kunatit, Zekë Currit, Gjelën, të cilin e kishin vrarë austriakët më 1918. Kësaj vajze i kishte vdekur edhe e ëma. Franga e kishte rritur, e kishte martuar dhe e donte si vajzën e saj, prandaj shkonte për ta parë jo rrallë. Para se të arrinte në fshat, ku kjo vajzë ishte e martuar, dikush i thërret Frangës me sa fuqi kishte: Oj zojë, oj burrneshë, të kam ra në besë tande e të Zotit, se më kanë zanë pritë në tana anët e po më vrasin.
Franga nxjerr revolen, qëllon në ajër dhe bërtet :”Ky burrë asht në besë të Nikollë Currit Mirditës. E njihni, besoj. Asht edhe në besë time. Jam edhe unë mirditore e martueme në shtëpi të Currit. Mos e prekni se bini në gjak të Nikollë Currit dhe në gjak të Kallmetit të Lezhës…”. 
Burri ngrihet dhe vazhdon rrugën. Shpëton. Në pyll u dëgjua zhurma e gjakësorëve. Ky ishte Nikollë Pjetri, nga Bushati i Pukës. Jetën e tij të dytë, Nikolla ia detyron qëndrimit burrëror të Frangës. Ky  ka vdekur nga pleqëria në vitin 1968.
Me 1943, në shtator të  këtij viti nëpër Fushë-Arrëz kaluan gjermanët. Zbriten nga makinat dhe hynin nëpër ara, korrnin misrin, hiqnin barin nga mullari, i zbritnin në rrugë  dhe i ngarkonin në makina(2). Fshatari Ndrek Laska, kojshi i Currajve, del me kmesë në dorë e bërtet. Gjermanët e lidhin për një pemë dhe i drejtohën për ta vrarë. Ndërkohë, Franga, që ndodhej në oborr, e sheh ngjarjen dhe bërtet: “Nain, Nain”. Mos. Mos,jo, jo. Ka pesë fëmijë dhe i vdesin urije po t`u merret drithi…” dhe vazhdon të flasë  gjermanisht ashtu siç dinte. Gjermanët shikojnë lart, kuptuan diçka. E çlidhnin Ndrekën, kaluan kodrën dhe  vazhduan operacionin në lagjen Dedaj. Ndreka ia detyron jetën e dytë edhe të fëmijëve të tij Frange Fran Currit.
Me 1937-1967, Frange Currin  e patën zgjedhë  kryetare të  këshillit të grave të Fushë-Arrëzit më (1937), kohë kur kishte filluar një lëvizje emancipuese, për të cilën Migjeni tallet në skicën: “Të çilen arkapiat…”(3). Edhe pas çlirimit e ka kryer këtë detyrë deri më 1967, pra për tridhjetë vjet, në  një kohë të shndërrimeve të mëdha  edhe të vajzave dhe të grave në të gjitha fushat.
Ishte një grua e rrallë, e arsimuar, bile fliste edhe gjermanisht e italisht ; ishte grua e zonja, e ditur, punëtore. “Çka i shihte syri, ia bënte dora”. I mësonte gratë fshatit sesi duhet mirëmbajtur shtëpia, si të rritet dhe të edukohet fëmija etj. Kur qe martuar, patë sjellë si “pajë” edhe makinën qepëse “Singer”, që e kishte dhuratë nga manastiri i Kallmetit.
Ajo u bë një prestare dhe rrobaqepëse e zonja. Emri i saj u përhap në Pukë dhe në Mirditë, sepse edhe ishte rasti i parë që në Fushë-Arrëz e ndoshta edhe në gjithë fshatrat e Pukës e të Mirditës, të kishte ndonjë shtëpi makinë rrobaqepësie. Kur shkonte në kishë për shërbesa fetare, shikonte me vëmendje të veçantë dekorin e veshjeve të grave mirditase e pukase. Me fantazinë e saj ruante e pasuronte traditën e veshjeve të krahinës. Shumë nuse pukase e mirditase kanë veshur rrobe të qëndisura me mjeshtëri nga Frange Curri (4 ).
1952. Kur po hapej Rruga e Dritës për ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin Mat, asaj iu ngarkua detyra e komandimit  të brigadës të grave pukjane. Këtë detyrë e kreu me përgjegjësi dhe, kur, u kthyen nga aksioni, erdhën me flamur, sepse kishin punuar mirë. Franga Curri  ishte edhe mjeke popullore. Ajo kishte marrë një bimë në Prizren, ku patën shkuar familjarisht në vitet 1921-1925 (5). Barin e kishte mbjellë në oborr. Me të bënte një pomadë për shërimin e sëmundjeve të lëkurës. Bari është edhe sot në kopshtin e nipit të saj Lekë Curri.
Shumëkush e uronte këtë mjeke popullore për melhemin, me të cilën ka shëruar sëmundje lëkure.  Në atë  kohë edhe këto lloje sëmundjesh  kanë qenë mjaftë të përhapura. Këtë shërbim e bënte falas, duke kryer një vepër humanitare. Edhe sot Franga  është një model i mirë për njerëzit e shëndetësisë, disa prej të cilëve përpara të “kontrollojnë xhepin, e pastaj  sëmundjen…”, sipas një parimi të çuditshëm: Sa të kem xhep, doktori me thotë: shëndet…
Franga dinte shumë këngë popullore të mësuar në shkollë, por edhe nga jeta. Kishte prirje të veçantë  për t`i mësuar përmendësh, si ato epike-legjendare, historike (nga Lahuta e Malcis),por edhe lirike, këngë të buta etj.
Ajo me këngët e shumta që dinte ka dhënë mësimet e para të edukatës patriotike, por ka  vënë në gjumë, jo vetëm djalin e saj, Pjetrin, por  edhe të shtatë fëmijët e djalit. Në vitet gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë mësuesi Ndue Çun Lushaj ka mbledhur nga rrethi i Pukës e Mirditës shumë nga kultura popullore. Frange Curri ishte një burim jo vetëm i shumë këngëve por edhe i disa ndodhive të hershme( 7). Frange Fran Curri u shua në vitin 1975, duke lënë pas një emër të nderuar e të respektuar për pukjanë e mirditorë që e kanë njohur në punë e në jetë.

__________
Autor: Ismet Balaj
Burimi: pukatv.tv

Thursday, November 21, 2013

Roli i prijesve Mysliman te Pukes per Liri e Pavaresi

Përkujtime për ata që iu përkushtuan luftës për Liri e Pavarësi
ROLI I PRIJËSVE MYSLIMAN TË PUKËS PËR LIRI E PAVARËSI

Përpjekjet e klerit mysliman të Pukës për lirinë dhe Pavarësinë e Atdheut janë të njohura qoftë përmes kujtesës historike, qoftë përmes disa burimeve arkivore me rëndësi. Këto përpjekje marrin shtytje që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ky fakt i rëndësishëm përgjithësisht është lënë në hije ose është paraqitë si rastësisht dhe i mangët me qëllimin për t’i pasqyruar klerikët myslimanë fanatikë e “anadollak” në islam, të cilët qenkan bërë, kështu, pengesë për lëvizjet patriotike; ndërsa, faktet tregojnë të kundërtën.
Një shembull i tillë ka qenë imami teolog Musa Dizdari, i njohur në popull me emrin Hoxhë Puka i cili është shquar për unitetin e komuniteteve dhe ringjalljen e përkushtimit atdhetar, sidomos në kuadrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Teologu Musa Et’hem DizdariHoxhë Puka ( 1800-1900) njihet si i pari imam vendas, për të cilin ruhen kujtime dhe burime arkivore për veprimtarinë e tij të shquar atdhetare, sado me sakrifica edhe në moshë të thyer.
Bazuar vetëm në vendimin e Gjykatës Ushtarake Shkodër 19 gusht 1881 dhe të akteve gjyqësore të Ministrisë së Luftës, përcjellë me shkresë prej Kryeministrit osman Pallatit Perandorak po në Stamboll, del se Ismail Salih Agë Kryeziu, në bashkëpunim me imamin e xhamisë së Pukës, Haxhi Musa Et’hem Dizdari dhe të Mahmud Bajram Paci, imami i fshatitPac të Bytyçit, dhëndër i Ismail Agës, bashkë me Abdyl Hoxhën e Gashit dhe Binak Alinë e Krasniqes, organizuan largimin dhe sigurinë e tij në Besë të Malësisë së Gjakovës prej Prizrenit deri në kufi me Pukë të Haxhi Ymer Prizrenit, Kryetar i Komitetit Drejtues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për Haxhi Ymer Prizrenin ishte lëshuar urdhër për kapjen e tij ( arrestimin ), si organizator “i kryengritjes që kishte themeluar dhe kishte përgatitë ai”, kundër Perandorisë Osmane gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, (Aktet gjyqësore,Shkodër).
Nëpërmes këtyre dokumentave osmane del se veprimtaria atdhetare për Liri dhe Pavarësi e Haxhi Musa Dizdarit, imam i xhamisë së Pukës, Hoxhë Puka, së bashku me Ismail Agë Kryeziun, del jashtë kuadrit krahinor, Kazasë së Pukës, sepse merr shtrirje me përmasa kombëtare, me përpjekjet në bashkëpunim për të shpëtuar Haxhi Ymer Prizrenin, kryetarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, një prej figurave më të rëndësishme të Rilindjes Shqiptare.

Hoxhë Puka, edhe pse kishte mosmarrëveshje me Ismail Agë Kryeziun për postin e kajmekamit të Pukës, të cilin e kërkonte për derën e tij, të birin, Et’hemin, funksionar në xhandarmërinë e Pukës, por, kur erdh puna për interesa kombëtare në kuadrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, iu bë krah Ismail Agë Kryeziut dhe i vuri në shërbim të birin e vet, Et’hemin, rival me Ismail Kryeziun për postin e kajmekamit të Pukës.
Për aksionin Prizren – Pac, na tregoi hollësisht në Zherkë te Ismail HaxhiaAbedin Zenel Hoxha i Pacit, më 4 nëntor 2011. (Abedini, i vitl. 1934). Mahmud B. Paci, babëgjyshi i Abedinit, nën petkun e imamit, si edhe Abdyl Hoxha i Gashit, me Binak Alinë,udhëtuan për në Prizren, ku e morën në mbrojtje Haxhi Ymer Prizrenin dhe e kaluan në Bytyç te kulla në Pac, ku e priste Et’hem Dizdari i Pukës për ta përcjellë në Kryezi. Në Kryezi e priste i biri i Ismail Agë Kryeziut, imam Zenel Hoxha, imami i xhamisë së fshatit Kryezi. Në vazhdim, Haxhi Ymer Prizreni përcillet në siguri të plotë prej këtij imami të xhamisë së Kryeziut, Zenel Hoxhës, për te kulla e Hoxhë PukësDizdari.

Për këtë përkrahje prej imamëve pukas, merren masa të ashpra prej qeveritarëve osmanë kundër Ismail Agë Kryeziut, Hoxhë Pukës dhe të bijve, të cilët arrestohen dhe dërgohen në gjyqin ushtarak Shkodër, sepse me veprimtarinë e tyre kanë “guxuar të nxisë veprimet kryengritëse dhe antishtetërore.” Me këtë akuzë gjykohen dhe dënohen “ të internohen jashtë vendit të tyre.”
Edhe Kryeministri në shkresën e tij, shoqëruar aktet gjyqësore Pallatit Perandorak, Sulltanit, thekson se “ Ismail Agai dhe hoxha i Pukës, Musa efendiu, kanë qenë nga njerëzit e rrezikshëm që patën turbulluar dhe prishë qetësinë e vendit”. Sulltani, në përgjigjen e tij 15 nëntor 1881, i cili thekson se “ Shkresa e lartë e shkelqesisë Suaj, zotni Kryeministër…si edhe aktet e tjera , u panë nga Madhëria e Tij”( Sulltani ) i cili urdhëroi që të zbatohet vendimi i gjykatës ushtarake për internimin dhe largimin nga vendi i tyre.
Përfundimisht, u internuan “me rrugën e Selanikut dhe të Aleksandrisë për në Merash”. Në Kryezi tregonin se përfunduan në Halep të Sirisë, ku u mbajtën në internim për afro pesë vjet, pa pasë asnjë përkrahje shtetërore, veç sa u shpërblye Hoxhë Puka prej vendasve, të cilët ishin shumë të kënaqur prej sjelljes së tij me ta dhe për sherbimet fetare që u kryente. (Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet Osmane 1878-1881. Tiranë, 1978, f. 228.)
U liruan vetëm me amnistinë e Sulltanit me qëllim për të qetësuar Kryengritjen e Prizrenit më 1885, e cila u shtri deri në viset e Pukës nën udhëheqjen e Mustafë Ismail Kryeziut bashkë me të vëllain, imam Zenel Hoxha etj. Edhe sot kujtesa historike në Pukë, Kryezi, Bytyç etj. ruan respekt për këto figura, të cilët edhe pse me poste dhe prona, i rrezikuan në përkrahje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të udhëheqësve të saj. Për sa më sipër, Musa Hoxhë Puka së bashku me Ismail Agë Kryeziun, më 14 korrik 1965, me dekret Nr. 4040, dekorohen prej Presidiumit të Kuvendit Popullor me “MEDALJA PËR VEPRIMTARI PATRIOTIKE

Teologu imam Isuf Arif Hoxha ( 1820-1919), i mbiquajtur Hoxha i Madh, teolog, hoxhë i xhamisë së Iballës, ka përkrah Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Në Prizren Isufi kishte mësuar në medrese për imam. Për më tepër imam Isuf Arifaj ishte mik me Dizdarin e Pukës, se kishte gruan prej asaj dere, Gjylen. Këto lidhje krushqie e miqësore i bashkuan më shumë në përkrahjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që forcuan ndjenjat kombëtare, që u shprehën sidomos në ruajtjen e unitetit mes dy besimeve, në ruajtjen e raporteve të mira miqësore edhe me krushqi. Kështu, imam Isufi ishte nip i Cecë Halilit të Dardhës, burrë trim dhe guximtar, me të cilin ruante lidhje të ngushta nip-dajë. Për më tepër, imam Isufi ndihmonte dhe respektonte edhe kabashës të tjerë të Dardhës a të Mëziut si “dajë”, siç ishte rasti i Mark Balës së Mëziut i cili u sëmurë në Mertur, ku kishte shkuar për festë dhe erdh e vdiq në kullën kater katesh të imam IsufitHoxha i Madh, i cili e varrosi me nderime Mark Bal Gjonin, burrin mendtar e guximtar të Mëziut, ndërsa prifti Domeniko Passi, misionar italian, e kishte “ mallkue “ se kishte marrë grua të dytë për fëmijë, që ia përtrinë kullën në shuarje, që sot janë bërë mbi dhjetë familje me shtrirje që prej Mëziu, Shkodër, Tiranë deri në ShBA (USA). (Cordignano, A. F. -Shqipëria nëpërmjet vepres dhe shkrimeve të një misionari… Romë, 1933. Përkthim i I. Zamputit. Dorëshkrimi ruhet në Muzeun Historik të Pukës ).

Teologu imam Zenel Adem Hoxha (1853-1945), imam e myfti i Pukës,” “Qytetar Nderi” i Pukës, i cili u kthye prej studimeve në vendet arabe më 1879, në moshë të pjekur dhe me një kulturë të gjerë islame. U kthye në një kohë kur ndihej shumë nevoja e tij, se situata politike ishte e nderë. Ishin vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Dënimi dhe internimi i Ismail Agë Kryeziut bashkë me imamin afro 80-vjeçar haxhi Hoxhë Puka, i lanë mbresa të forta, sa vendosi të ndjek udhën e tyre të Lirisë dhe të Pavarësisë të Atdheut, gjë që e tregoi gjatë kryengritjeve antiosmane 1910-1912 me përkrahjen e lëvizjeve për Liri e Pavarësi.

Zenel Hoxha u ka pri në namaz edhe Shefqet Turgut Pashës, korrik 1910, ministrit të brendshëm turk, Adil Beut, mars 1912, si edhe Hasan Riza Pashës, verë 1912, por në hybe u është shprehë: “Allahu e ka dhënë që çdo popull të jetoi në Liri në vend të vet.” Gjithashtu ka nxitë e përkrahë përpjekjet liridashëse të luftëtarëve, që luftonin për Liri e Pavarësi gjatë Kryengritjes së Përgjithshme 1912, dhe njëkohësisht ka ngulmuar për karakterin demokratik të Shtetit.
Në shkrimin “Kryengritja e Pukës rreth vjetit 1912” sado që pranohet se “Nuk duhet lanë pa permendë edhe Z. Zejnel Hoxha i Pukës…qysh në fillim kje simpatizues i levizjës, e kurdo ku e qite rasa,… bate nji soj propagande në favor të kryengritjes.” Por nga ana tjetër e trajton si një imam: “i pa kulturë e rritë n’atmosferë anadollake” (K.B. M.,Kryengritja…Hylli i Dritës. Shkodër, 10/1937,16 tetor, f. 468).
Ndërsa në botimin e dr. S. Sulës, Zenel Hoxhë Mehaj…cilësohet: “personalitet,i cili megjithëse kishte mbaruar një universitet teologjik në Arabi dhe kishte bërë specializim për terapinë e hypnozëz në shkollën e njohur botërisht, në Nepal, nuk kishte lakmuar poste dhe vende të rehatshme, por shërbente atje në zonën e thellë të Pukës…duke punuar me përkushtim të lartë.” ( Dr. S. Sula, Zenel Hoxhë Mehaj, një jetë për të tjerët.Tiranë, 2005, f. 40). Prandaj, Bashkia Pukë, më 2005 e shpall “Qytetar Nderi” “Për veprimtarinë e tij patriotike, fetare dhe intelektuale për vizionin demokratik e progresist dhe për cilësi të rralla humaniste.” ( VKBP Nr. 30, dt. 25.10.2005).
Si i tillë, jeta e tij është vlerësuar shembull virtyti: gjithmonë bujar, popullor, imam me cilësi të larta për ndërgjegjësimin e besimtarëve në mësimin dhe zbatimin e normave të besimit islam, por gjithnjë me respektimin e çdo besimi tjetër, unitetin e popullit si komb me atdhe të përbashkët kundër çdo pushtuesi qoftë. Prej tij mësuan imam të ardhshëm si: Asllan HoxhaBeqir HoxhaSait Hoxha,Shaban Rexha etj., të cilët edukuan besim, respekt, unitet, ndjenja atdhetarie. (Dr. Sulejman Sula, Zenel Hoxhë Mehaj…cituar).

Me fillimin e Luftës Ballkanike, vendin e pushtuesve osmanë po e zinin pushtuesit e rinj, pushtuesit e ushtrive sllave e greke me masakra barbare. Por ishte Sadik Hoxha , imam i Vaspasit që dha i pari kushtrimin e fillimit të luftës në Malzi kundër pushtuesve serbë, si edhe Osman Hoxha i Fletit. Bashkë me këta imamë populli mbarë e filloi pushkën që prej Vaspasi, PisteFleti etj. Kënga popullore shpreh meritat e tyre në këtë luftë:

“ Kush e nisi luften per Dri?!
Hoxhallart e Malitzi!
Sadik Hoxha, djal zotni, 
Trim per pushk e zanatli!”
(Flet, 17 gusht,1983. MHP).

Imam Osman Hoxha ( 1847-1912 ), banues dhe hoxhë në fshatin FletKulumri dhe në tërë Udhmadhen, bashkë me Bajram Hazirin , mezin, dhanë një shembull burrëror e të guximshëm, me fillimin e luftës kundër pushtuesve serbë më 12 nëntor 1912. Prandaj Fleti me Udhmadhen ishin betuar se do ta luftonin me të gjitha forcat pushtuesin serbë, të cilët po kryenin krime të vazhdueshme në Kosovë, siç i vunë zjarrin edhe Malziut, më 11 nëntor 1912, kur vetëm në GdheshtëMalzi, therën e masakruan 72 pleq, fëmijë e gra.
Sapo pararoja serbe e Divizinit famkeq “Drina “arriti te mullini i Fletit, imam Osman Hoxha, që kishte zënë vend mbas Hanit të Fletit, u vuri pushkën. Me shpejtësi vrau tre ushtarë serbë, të cilët i qitën rrethimin dhe e plagosën rëndë. Por, ndërsa qëndronte, i thirri mezinit Bajram Haziri: “O bini serbit se na qarti, bre!”

Bajram Haziri lëshoi kushtrimin:“Bini serbit, kush asht burr, se na vrau Osman Hoxhën!” -dhe shtiu drejt kolonës serbe që po i ngjitej luginës së Fletit. Mbas kushtrimit e pushkës së tij e gjithë lugina e Fletit u ndez flakë prej armëve të fletasve dhe sakajanëve të Vaspasit, të tërhequr mbas luftimeve të ashpra që kishin zhvilluar me pararojën e ushtrisë serbe, ku mbetën të vrarë 20 ushtarë dhe komandanti i tyre, përballë istikamit (poziciononit) të Ismail Arifit, i cili ra dëshmor i Atdheut, por u përjetësua edhe në këngë, ashtu si fletasit me Osman Hoxhën.
Kurse për luftën me serbë Vaspas – Flet, mund të shkëpusim këto vargje:
“ Kush e nisi luftën i pari?!
E kan nis dy hoxhallarë!
Hoxhallart e Malitzi!
Sadik Hoxha ish kan dai,!
Osman Hoxha ‘i shehitli!…
Ka nis luften me Serbi!
N’ ujt e Goskes jan mbyt nji mij!”
( Visaret e Kombit, vll. IV. Tiranë, 1939, f. 58-59, mbledhë në Lumë, Kukës.)
Në një këngë tjetër, motërzim, mbledhë në Kabash, më 1969, këndohet:
“ Kush e nisi luften me serbë?!
Osman Hoxha, past rahmet!
Osman Hoxha e Baram Haziri.
Qesi djemsh na i ka Fleti!
S’i ka krajli, s’i ka mbreti!
S’i mban toka, s’i mban deti!
Gjasht taborre kan mbet prej heri! 
Gjasht taborre kan mbet prej ‘i dit! 
Dy mij vet kan dal komit.”
Imam Sadik Prishtina, kosovar i përsekutuar prej pushtuesve serbë, sepse nuk u pajtua me pushtimin dhe barbarizmat e tyre mbi popullin e pambrojtur kosovarë. Sapo erdhi në Pukë, u caktua imam në Kabash, i cili, gjatë shërbimit në besimin islam, edukoi dashurinë për Atdheun, për kombin, flamurin e gjuhën e shkruar amtare, mohuar në shtetet fqinj sllavë e grek. Në Kabash hapi mejtepin më 1914 me mësimin shqip.

Imam Qazim Jonuz Nushi ( Gjakovë, 1898 – Pukë, 1976 ), i përndjekur prej shovinistëve serbë, u detyrua në fillim të viteve ’30 (1930) të largohej prej Gjakove dhe të kalonte kufirin e të vendosej në Kukës, ku e përkrah Selim Shehu. Mandej në Pogradec dhe së fundi në Pukë, imam në Qerret.
Kurrë nuk e harronte atë natë vere, kur i trokiti me forcë milicia serbe. I kërkoi t’ia lëshonte shtëpinë një familjeje serbe. Nuk e lanë të merrte asnjë rrobë veshmbathjeje. Jetoi në varfëri, por boll që ishte i lirë dhe në mbrojtje të shtetit shqiptar.
Gjatë pushtimit nazifashist u lidh me lëvizjen nacionalçlirimtare. U bë bazë e LANÇL dhe, kur u zgjodh këshilli nacional çlirimtar i Fshatit Qerret, më 1 nëntor 1944, e zgjodhën anëtar të këtij këshilli me kryetar Kadri Kasemin dhe sekretar Idriz Metin. Më 1967 e provokonin se “mban ramazan” dhe se lexon “ jacina”. Vdiq i pikëlluar, se nuk i dhanë vizë qoftë edhe për një vizitë në Kosovë, në vendlindje si i dyshimtë, si imam që vazhdonte të ishte besimtar në kundërshtim me porositë e partisë (PPSH).
Pukë, më 24 nëntor 2012. Këto janë disa shënime për rolin atdhetar të klerit mysliman në Pukë krahas klerit katolik për Liri dhe Pavarësi të Atdheut, që po publikohen në seminare e simpoziume, organizuar me nismën dhe kujdesin e imam Gëzim Kopanit, myfti i Pukës, i përkushtuar për forcimin e besimit Islam, por gjithnjë në harmoni të ndërsjelltë me komunitetin e besimit katolik.
__________
Burimi: Myftinia Puke http://myftiniapuke.org/
Autor: Xhemal Meçi, studiues “Mjeshtër i Madh”
Shenim: Ky material publikohet ne kuader te 20 nentorit dites se Çlirimit te Pukes.

PUKA NË LUFTË PËR LIRI E PAVARËSI DHE DËSHMORËT E SAJ

PERIUDHAT KRYESORE TE LUFTES SE PUKES PER LIRI E PAVARESI 
(Në  kuadrin  e  kryengritjes  së përgjithshme  antiosmane 1912)

Mars,  prill e maj 1912 krenë të bajraqeve të Pukës,  të nxitur edhe prej dom Gasper Thaçite Zenel Mustafë Agës u besatuen me “Besën e Bajrakve“, “ Beslidhjen e Shtatë Bajrakve”  për çlirimin  e gjithë  krahinës së Pukës prej sundimit osman;
- Besatuesit kryesor qenë: Zenel Aga, Bibë Ndoja, Palush P. Markaj e Frrok Kolë Pemati Iballe; Marash Marku e dom Gasper Thaçi, Qelëz;  Halil Musa e Hasan Neziri Kabash; Frrok Kolë Gjoni Qerret; Frrok Kolë Rexha e Qerim Sokoli  Bugjon; Prend Uka, Ndrekë Markiçi, Pal Ndou e Mhill Shpendi Berishë;  Salih Aga i Malziut, Marash Ukë Delia i Kokdodës; Ndre Nika e Sadri Sheqeri, Dardhë; Kolë Mar’ Vata i Dushit; Zef Nikolli i Kçirës, Keqan Qerimi iTrunit, Selman Laçi i Mdhojës etj.
-  Maj  1912,  Kuvendi i Shtatë  Bajrakëve të Pukës, mbledh  në Tmug të
Midhës, vendosi  Besëlidhjen e kryesinë e saj, me prijës Zenel Agën;  – 12 qershor 1912 Besatuesit e  Pukës, mblidhen  te  kisha e  Qelzës,
ku vendosën 29 qershorin, sulmin mbi garnizonin osman, në qytezë Pukë;
KATËR muaj para Shpalljes së Pavarësisë, që prej 25 korrikut 1912, viset
e Pukës ishin plotësisht të lira prej sundimtarëve osman dhe
vetëqeveriseshin prej krenëve  tradicional vendor;
-TRI herë: 29 qershor, 21  gusht e 7 shtator  1912 është sulmuar garnizoni i qytezëz Pukë  prej  afro 400 kryengritësish  të viseve të Pukës,  prej djelmnisë së Besëlidhjes deri sa u çlirua përfundimisht më 7 shtator 1912.
-  Përfundimisht,  më 7 shtator, afro TRE muaj para ngritjes së Flamurit në Vlorë, çlirohet edhe qyteza e Pukës,  baza e fundit e garnizonit turk në  viset e Pukës dhe më 8 shtator  1912, mbi gërmadhat e ish-garnizonit  të qytezës së Pukës,  aty ku më parë ngrihej flamuri osman u ngrit Flamuri i Bajrakut  Pukë  ( i Terthores ) prej atdhetarit të shquar Halil Musës;          

PUKA  NË  LIDHJE  ME  KOSOVË  E  MIRDITË  PËR  LIRI  E  PAVARËSI
Puka, krahinë gjeografike mbi udhët që lidhnin bregdetin Adriatik e Shkodrën me Kosovën dhe në lidhje të ngushta me ta si edhe me Mirditën, ishte në dijeni të ngjarjeve politike, të forcimit në rritje të përpjekjeve për Liri e Pavarësi. Prej qiraxhijsh, malësorë që shkëmbenin mallërat e tyre në fruta, pishë e pezhve në Gjakovë, ku blenin misër e grurë, si edhe  tregtarë prej Kosove e Shkodër me lëvizje-lindje Perëndim vinin lajme si:
“ Në maj u sulmue Gjakova e Peja”, “ 21-25 maj zhvillohet Kuvendi i Junikut”  Kosovë për një program  të përbashkët mbarëshqiptar:
“ 31 maj sulmohet e çlirohet Peja”.
Po kështu vinin lajme prej Shkodre e Mirdite:
“ 29 maj 1912 Gjeto Coku me malsorë  sulmoi Lezhën.”
Kjo situatë e nderë politike përreth viseve të Pukës nxiste edhe krentë e bajraqeve dhe udhëheqësit e komitave,  që në grupe të vegjël qarkullonin në mbarë krahinë, sidomos brigjeve të Drinit të Iballës e të Berishës, që bashkoheshin në një organizim të përbashkët të Shtatë Bajrakëve të Pukës. Mark Frrok Bajraktari në librin e tij :”  Coptimi i Shqipnisë dhe kryengritja e Pukës 1911-1912,”  botuar në Kanada, më 1967, shkruan se, që prej vitit 1910 e në vazhdim, me ndonjë ndërprerje gjatë dimrit, komitat ishin në më se 11 çeta komitash, si në Berishë, Bugjon, Fierzë, Mëzi, Trun,  Flet, Dush etj.  me 7 deri në 8 veta secila.   “Trimat e Kosovës na i çojshin zemrat peshë  e na shtyjshin me u shpejtue për  Beslidhjen e Shtatë Bajrakëve, -tregonte Marash Mëhilli i derës së
Bajrakut të Berishës, pjesëmarrës në Kryengritjen e 1913, 23-vjeçar aso kohe. – U caktue tubimi i krenëve dhe  prijsave të djelmnive dy të diela para Shpalit te kasha e Shpalit,  Qelez, kinse për meshët e  festes së Shpalit për mos me ra në sy  të Turkut. Si u çue mesha, Zenel Aga u foli për  qëllimin që kishte ky kuvend burrash për besatim, për BESLIDHJEN e Shtatë Bajrakëve. Kuvendi njizani thirri: “ PER BESLIDHJEN, BURRA! Dita e sulmit nuk u shpallU la që me 28 qershor të vijshim për festën e Shpalit dhe atë natë do të caktohesh  se kur do të msyhej  Puka, kryeqendra e Shtatë Bajrakëve. Kjo u tha kështu me qëllim që  të mos zbulohesh prej anmikut dita e msymjes, që t’i kapshim turqit në befasi, se kështu e kishim ma kollaj luftën me ta.
            29 QERSHOR 1912,  SULMI I PARË MBI GARNIZONIN TURK
 Parsia e Beslidhjes u kujdesue me sa mundi që populli të armatosesh. Të siguroheshin sa ma shumë armë e fishekë për sa ma shumë malsorë, por ishte e vështirë  të siguroheshin  qindra armë e fishekë kur shumë malsorë nuk kishin me çka t’i blejshin. Kurse, forcat turke kishin armët e kohës:  “manxerre  mbreti” e fishekë me shumicë. Bile edhe mitraloza e topa.
      U ba e si u ba dhe nja 400 burra u mblodhën Naten e Shpalit , me 28  qershor, nëpër Qelzë:  Breguminë, Mardhnaq, Koderbojë dhe Dedaj, ku lutej Shpali. Parësia çoi fjalë se  Diten e Shpalit nuk çohet meshë se” do të sulmojmë Puken”.
 Sapo dolëm në  Fushpukë, disa prej djelmnisë sonë morën zemër  e thirren me sa za kishin: “ N’ tabe, burra, t’i kapim me dorë, me dooorë!” Atëhere krejt djelmnia u çue pergjysë në kambë me armtë zjarr e hyxhym mbi istikame, me thirrmen të gjithë bashkë sa ushtoi vendi: “ Me dooor, buuurra!” Po nuk ishte punë që bahesh, se ushtria kishte xanë vend mire.  Ishin krejtësisht të mbrojtun. Po edhe djelmnia e Besëlidhjes nuk donte të kthehej mbrapa. Donte të hynte  në istikam. Në atë sulm u vra Jak Marka Ndreca i Qelzës, që kishte mrri deri afer tabeve të ushtrisë, ku mbet i vramë. Turqit mrritën me ia pre kryet e me ia marrë
në istikamin e tyne. Pak ma larg u vra edhe  shoqi i tij prej Qelze, Mhill Marashi. Po djelmia e Qelzes me pushkët zjarr e të mbrojtun prej djelmnisë së Berishës  e të Bugjonit, i mberrthei turqit mbas istikamit dhe mundi me terhjek trupin pa krye të Jak M. Ndrecës dhe trupin e papremë të Mhill Marashit e t’i varrosshin ma vonë te kisha e Qelzës. Në mbrojtje të djelmnisë së Qelzës, ranë të plagosun rand: i biri i bajraktarit të Bugjonit, Rexh Frroku e bashkë me ta  Ndue Kukeli,  prijs i djelmnis së çetës së vet.
   Atëhere, Ndoc Mar’ Deda me Mark Kolikun që na prijshin  ne të Berishës na thanë të tërhiqna.” Jemi terheq deri kah gjysma e kodrave të Dedajve. Aty me çetën e vet Ndoc Mar’ Deda bashkë me Mark kolikun shpëtuan të plagosurit.
Kajmekami i Qytezës së  Pukës vendosi të hakmerrej kundër Prijësve pesë ditë pas tërheqjes së malësorëve. Kështu, më 4 korrik vetë kajmekami udhëhoqi forca xhandarmërie e ushtarë që sulmuan në befasi Kabashin, ku grabitën e dogjën shtëpitë e Halil Musës e të Hasan Nezirit bashkë me stanin e Avdi Musës në lagjen Klos. Prej Klosi ranë në Qelzë, ku grabitën e dogjën shtëpitë  e Marash Markut, Deli Nikollit, Frrok Nikës e Nikollë Gjergjit. Në Qerret të Vogël grabitën e  dogjën shtëpinë e Frrok Kolë Gjonit.  Edhe mbas këtyne ngjarjeve  lëvizja e përgjithshme nuk u shua. Ajo u përgjithësua. ( Burimi kryesor është shkrimi i Kolë Bibë Mirakës,  Kryengritja e Pukës rreth vitit 1912.  Revista  “Hylli i Dritës”, Shkodër, 1937, Nr. 10, f. 459-468.)
Pas kësaj  “ fitoreje “, kajmekami, i mbështetur edhe prej disa forcave shtesë që i erdhën prej Shkodre, mori zemër dhe vendosi ta vazhdonte ndëshkimin në Midhë, Berishë, Iballe e Brigje. Po Prijësitë e Besëlidhjes vendosën për një tubim, kuvend, në Tmug të Midhës më 11 korrik. U muar vendim që Midha  të bëhej qendresa kryesore dhe e fundit kundër  forcave turke. Në ndihmë të Midhës  do të  shkonte Bajraku i Berishës, Bajraku i
Bugjonit, Bajraku i Iballës dhe Bajraku i Terthores, ku dihej të thyhej forcave kryesore osmane . Midha qëndroi heroikisht edhe pse pësoi humbje të mëdha.
Me humbjet e rënda në Midhë ushtria osmane  u  përmblodh në Pukë, në pritje të një sulmi të dytë. kurse Parësia e Besëlidhjes mori masat përgatitore për sigurim armësh e municion dhe të sulmonte mbi garnizonin e Pukës, qendra e vetme e mbajtur prej turqve në Shtatë Bajraktë e Pukës. Për Besëlidhjen  tani ishin krijuar kushte të reja lehtësuese, se Kryengritja e Përgjithshme kishte fituar në Kosovë dhe më 9 gusht kryengritësit kosovarë  kishin hyrë në Shkup.
U ftuan në Shkup përfaqësuesit e të gjitha krahinave.  Puka do të shkonte bashkë me  Mirditën me prijës Gjon Marka Gjonin. Në telegramin e konsullit të Austrohungarisë, Prizren, 16 gusht 1912, i telegrafohet Vjenës zyrtare se “ …kapiteni i Mirditës kaloi këtu (në Prizren ) për në Shkup duke pasë një përcjellje të madhe…kështu pesë  nga Mirdita, tre nga Kthella, kater nga Malësia e Leshit, shtatë nga PUKA, nji nga Kurbini, shefi i  tre bajraqeve të Kurbinit, dhe që të gjithë me përcjellësit e tyre.”
                 Prej këtu del qartë se  Puka ka dërguar shtatë përfaqësuesit e vet për Shtatë Bajraktëe Pukës me shoqëruesit e tyre. Kjo pjesëmarrje e përfaqësuesve  të Pukës në Shkup u bë shkas për shpejtimin e përgatitjes për sulmin e dytë kundër garnizonit turk në qytezën e Pukës. Kjo nxitje nuk dha kohën e mjaftueshme për  përgatitjen e duhur për një sulm të suksesshëm.  Berisha dhe fshatra kufi munguan në përgjithësi, sepse më 22 gusht ishte festa e Zojës në Mertur e Apripë, ku lutej me miq. Në këto kushte Parësia e  Besëlidhjes iu drejtua fshatrave të Rrugëmadhes, Bajrakut të Malziut, Nikollë Currit të Fushë-Arsit,  si edhe fshtrave të Bajrakut të Terthores.           
  Iballe me Rrugmadhe sulmuan kah Lejthiza, veriu,  kurse Bajraku i Malitzi sulmuen kah  Qafgjeli, juglindje të Pukës. Qendroi e luftoi deri sa u vra si burrat Keqan Qerimi i Trunit, sot Dëshmor i Atdheut.
                      7 SHTATOR  1912  - ÇLIRIMI I PUKËS DHE “ ORA E SHQYPNISË”
          Megjithëse me dy sulmet e para  malësorët  nuk arritën ta çlironin kryeqendrën e tyre, qytezën e Pukës, prapëseprapë nuk hoqën dorë nga ky qëllim. Parësia e Besëlidhjes mori masa për çlirimin përfundimtar të Pukës dy javë mbas sulmit të dytë. Për këtë morën masa në dy drejtime: SË PARI, të gjenin mënyra që t’i ligshtonin ( demoralizonin) shpirtërisht forcat e garnizonit turk në Pukë. Për këtë porositeshin rojat e caktueme kah Dedajt, Qerreti i Poshtëm, Qelza, Bushati, Midha, Klosi, Qafë-Krovë e Qafë-Ajtyrë ( Kabash-Bicaj ) të qitej kajherë pushkë, kurse natën të ndizeshin edhe zjarre, për t’i paraqitë si zjarre të komitave që po përgatiteshin për sulmin përfundimtar.
Mbas  luftës së Midhës nuk ju da ma lufta Turkut. Turku u mbyll në Pukë.
Dita e sulmit u caktua 7 shtatori. Berisha me Bajrakun e Terthores dhe pjesërisht i Kabashit do të sulmonin kah Koderdedaj dhe Koderlejthizë, kurse Thaçi me pjesën tjetër të Kabashit etj. të sulmonin kah Qafgjeli e Zezët.
              Kur iu afruam Fushpukës për çudi zbuluesit tonë na thanë: “ Istikamet janë pa ushtarë! Gati nuk u xumë besë. Çfarë kishte ndodhë! Forcat turke e panë se Puka do të merresh. Me  aq sa ishin, nuk u bajshin ballë malësorëve, prandaj u tërhoqën natën për në Shkodër .
Kështu pak a shumë ka shkruar edhe Kolë Biba te “Hylli i Dritës” 10/1937: “ …me 5 shtatuer u mblodhën tinzisht në Krrab të Iballës. Me 6 shtatuer në mbramje mrrrin në Bicaj të Kabashit. Prej këtu kishin qëllimin me u nis e me i ra Pukës. Tue gdhi dita 8 shtator  në shenjë demostracioni e kunorzim fitoreje dogjën sarajnë.” Mark Frrok Bajraktari i Bugjoni bashkëkohës i  luftërave për Liri e Pavarësi jep këto vargje:
Shtat Barakt po e kan vendue,/ Puken sonte me sulmue,/  I madh ej vogel kush ka ç’llue!/  Kush me huta e novica,/  Kush me kmesa e sakica!./…Zana Madhe e Terbunit,/ Me gjith  shoqe t’ majes Qllumit, /  E bashku me or’ të Pukës,/ Fluturim ka ra n’ log t’ luftes, /  DuenPuken per m’e çlirue!”
Gëzimin e madh të fitores, çlirimin e Pukës prej sundimit të gjatë osman, 7 shtator 1912, e shënon edhe Kolë Biba,( në shkrimin e botuar te “Hylli i Dritës”, nr. X, 1937), ku thot se në atë gëzim marrin pjesë edhe  shqiponjat,
“ ORA E SHQYPNISË”: “ Rrugës prej Kryeziu e deri në Preçaj u kishin shkue tue fluturue mbi krye  dy shqype të bardha, e dikush kishte fillue tuj i gjuejt me pushkë. Bibë Ndoja kishte nga vrap para e mbrapa tuj u bërtitë: “ Mos i gjueni se janë Ora e Shqypnisë.” Dhe për çudi Historia e Shqipërisë e të gjitha botimeve nuk i kanë këto përpjekje, këto luftëra e këtosakrifica të mëdha të Pukës.
                                                      Dëshmorët e Pukës
            Siç e pat edhe Promemorjen në mermer në varrezat e Dëshmorëve të Pukës, përgatitë me inisiativën dhe përkujdesjen vetëm të Bashkisë Pukë, edhe pse Dëshmorët janë të gjithë rrethit të Pukës. Aty në atë Promemorje ka një ndarje në tri shtylla. Në shtyllën e parë djathtas, siç e shikoni edhe këtu në poster, janë shënuar Dëshmorët rënë për Liri e Pavarësi të Atdheut, miratuar në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë me statusin e Dëshmorit të Atdheut.
           Si kriter vendosjeje në shtyllën I kemi marrë kohën e rënies në altarin e Lirisë, prandaj kemi filluar me Frrok Kolë Gjergjin e Qerretit të Vogël dhe Ndue Mark Prendushin e Midhës, rënë korrik 1912, Keqan Qerimin e Trunit, rënë gusht 1912, Mustafë Adem Brahen rënë nëntor 1912 dhe është vazhduar me tre Dëshmorët e Kabashit: Demë Ismail Ibrahimi, Kurt Cina dhe Rexhë Baci, rënë më 1913, në mbrojtje të Shkodrës, rrethuar prej ushtrisë pushtuese serbomalazeze. Këtu më lejoni për një parantezë: shembullin e Dem Ismailit e ndoqën edhe pasardhësit e tij:Kadri Zogu dhe Ismail Shaqë Ibrahimi, dëshmorë të LANFNÇL.
 Në vazhdim është Myftar Selmani i Micojit, Ndoc Mark Deda i Berishës dhe Çup Qafa rënë në lute me pushtuesit serbë më 1915. Që të tre kanë veprimtari patriotike që më 1910 e në vazhdim. Por duhet theksuar se Ndoc Mark Deda, të cilit iu vra baba dhe i vëllai, Mëhilli,formoi edhe çetën e tij me djemë trima berishas dhe mori pjesë në Luftën e Midhës dhe në luftimet për çlirimin e Pukës më 1912 e në vazhdim. Prandaj kënga e tij është kënduar edhe në Kosovë e deri në SHBA prej emigrantëve kosovarë. Në luftë me ushtrinë e Nemces, Austrohungareze, më 1918,kanë rënë Dëshmorë: Prengë Curri e Zekë Curri dhe Salih Tahiri. Nikollë Curri me çetën e tij kreu aksione të rësishme në Qerret, në Obot dhe sidomos në Mesul, siç këndohet në këngët e Prendush Gegës. Kjo shtyllë mbyllet me Zenel Agën e Iballës dhe Qerim Sokolin e Bugjonit që u vranë në një ditë, më 1925 prej agjenturës serbe. Veprimtaria etyre është përjetësuar në këngë popullore dhe botime. Në shtyllën e parë poshtë, majtas, rreshtohen: Ali Bytyçi dhe mbas tij, Nikollë Memë  Quku, dëshmori i parë i LANFNÇL i Pukës, i cili përfaqësohet këtu prej nipit të tij, Dedë Qafa, “Mjeshtër i Madhë” (Për arsye kohe nuk do të vazhdojmë me të tjerët, promovuar prej kohësh, por do të ndalemi në shtyllën e tretë te dëshmorët: Pllumb Isufi dhe Mark Isufi, Martirë të Demokracisë, rënë më 1950, të cilët promovohen sot.)
______
Pergatiti: Studiuesi Prof. Xhemal Meçi
Publikon: Forumi Pukjan
Date;20.11.2013

Wednesday, November 20, 2013

U zhvillua simpoziumi "Puka per Liri e Pavaresi dhe Deshmoret e saj"


Gjate paradites se sotme date 20 nentor 2013 dites se Çlirimit te Pukes, titullare institucionesh, familjare te Deshmoreve, intelektual dhe qytetare zhvilluan homazhe ne varrezat e Deshmoreve ne qytetin e Pukes.

 Me kete rast u be edhe perurimi i Obeliskut te ri ne kujtim te deshmoreve te rrethit te Pukes, ndertuar nen kujdesin e Bashkise Puke.

Me pas ne sallen e leksioneve te Pallatitit te Kultures Puke me rastin e 20 nentorit Dites se Çlirimit te rrethit te Pukes u zhvillua simpoziumi me titull: "Puka per Liri e Pavaresi dhe Deshmoret e saj"

Simpoziumi u hap me kendimin e Hymnit te Flamurit, per te vazhduar me  pas me fjalen e hapjes nga kreu i Bashkise Puke Beqir Arifaj i cili nder te tjera tha: "...Perjetesimi qe i bejme sot Deshmoreve te rene per Liri e Pavaresi eshte detyre e te gjitheve. Puka sot eshte metafor e kushterimit per Liri e Pavaresi. Mirenjohje dhe respekt per familjaret e Deshmoreve."

Me pas studiuesi prof. Xhemal Meçi mbajti referatin me titull: "Puka per liri dhe Deshmoret e saj."

Me pas dr.Gjelosh Nikolli mbajti nje referat kushtuar ish-komandantit te UÇK-se Ramush Haradinaj. Pasi u permend jeta atdhetare dhe politike te Haradinaj, dr.Gjelosh Nikolli ne referatin e tij nder te tjera tha: "...Ramush Haradinaj eshte djal Iballja. Ai eshte djal me origjine pukjane."

Me pas kryetari i Keshillit te Bashkise Puke Ferit Ringaj lexoi titullin "Qytetar Nderi" i dhene nga Keshilli i Bashkise Puke per Ramush Haradinaj me motivacionin: "Per kontributin e çmuar te dhene per Çlirimin e Kosoves dhe shpalljen e Pavarsise." Titulli iu dorzua Ramush Haradinaj nga kreu i Bashkise Puke.

Ne fjalen e tij Ramush Haradinaj nder te tjera tha: "Te nderuar pukjan! Sot per mua kjo dite eshte e veçante. Dite si kjo me kane sherbyer per te kontribur per Kombin per Liri e Pavaresi. Liria eshte  me jetu i lire. Me kriju e me gezu i lire. Me lirin e Kosoves botes i eshte shtuar nje vend i lire. Nderi qe me eshte bere mua e marr me vete per mbare  Kosoven pasi shume nga ata ose jane Pukjane ose kan origjinen nga Puka ose kan ardh edhe kan jetuar ne momentet e veshtira ne Puke."

Me pas Ramush Haradinaj i dhuroi kreut te Bashkise Puke harten e Kosoves. Gjate dhurimit te kesaj steme  Haradinaj tha: "Kosova sikurse Puka eshte e pasur nen toke dhe siper saj."

Simpoziumi u pershendet edhe nga deputieti ne Kuvendin e Shqiperise Mark Frroku i cili tha: "Jemi ketu sot per te rrespektuar ata qe dhane gjakun per Liri e Pavaresi. Bijte tane dhane jeten per Liri e Pavaresi. Falenderim i veçante shkon per Keshillin e Bashkise Puke i cili i ka dhene titullin qytetar nderi Ramush Haradinaj."

Aktiviteti u pershendet edhe nga N/Prefekti i rrethit te Pukes Marash Kolaj i cili nder te tjera tha: "20 nentori eshte dite e veçante per gjithe pukjanet. Pershendes Bashkin e Pukes per obeliskun e ri qe ka ndertuar ne varrezat e Deshmoreve Puke..."

Nderkoh ne kuader te 20 nentorit Bashkia Puke ne oren 17:00 do organizoj koncert me pjesemarrjen e kengetareve te ansamblit popullor "Puka", QKF Puke dhe Fush-arrez dhe te ftuar te tjere per nder te "Dites se Çlirimit te rrethit".

_______
Pergatiti: Forumi Pukjan
Burimi: Forumi Pukjan
Fotografi: Forumi Pukjan
Date: 20 nentor 2013