Tuesday, November 19, 2013

Per liri s’na dhimbset jeta


Nje lute e pergjakshme, nuk mund te mos kishte edhe deshmoret e lirise. Nje nga keto deshmore qe rane ne lufte kunder pushtuesit eshte Kadri Brahimi dhe Ismail Brahimi.

Kadri Brahimi

Kadri Brahimi lindi ne fshati  Rrape me 19 qershor 1893. Ai vinte nga nje familje patriotesh, kjo ngase gjyshi i tij Deme Brahimi qe pjestare ne luften kunder malazezeve, te cilet pas largimit te serbeve mesyne trojet tona.
Ne Berdice te Shkodres, Dema ne moshe te re flijoi jeten. Ai lartesoi brezat e te pareve te tij. Kadriu do t’u ngjante gjysherve te tij, ndaj ate vjeshte te vitit 1944, kur autokollnat gjermane gjarperonin drejte Rrapes, ngjeshi armet dhe u bashkua me luftetaret e tjere te lirise. Kesaj kauze kaq te larte ju bashku edhe kusheriri i tij Ismail Brahimi.


Ismail Brahimi

Shtepia e Ismail Brahimit u be baze e strehimit per forcat partizane qe luftonin per liri e pavaresi. Ne ate kohe Ismail Brahimi ishte 24 vjec. Edhe pse i ri ne moshe ai u bashkua me trimat e tjere ne mbrotje te vendit dhe Atedheut.

Gjate luftes Kadriu dhe Ismaili strehuan ne stanet e tyre nje pjese te popullsise. Ne keto stane ato bene edhe rezistence kunder okupatorit. U rrethuan pabesisht se ndoshta dikush dhe i tradhetoi, por nuk u mposhten. Strehimi do t’I vihej zjarri e brenda do te digjeshin te ngujuarit. Ne kete situate perballe forcave gjermane reaguan trimat e Rrapes, Kadiru dhe Ismaili.


Nje kunvend trimash do t’u mbetej ne goje Ismailin dhe Kadriun. Ismaili i thote Kadriut nuk kemi cfare te bejme, do te luftojme e qendrojme deri ne vdekje. Dhe  ashtu ndodhi duke luftuar kunder okupatorit me ato mundesi qe kishin. U perballen me armikun, nuk treguan se ku ishin strehuar luftaret e popillit. Mbi ta rane plumbat vdekjeprures, mbi pjestaret e familjeve u bene torturat me cnjerezore.
Me gjakun e ketyre deshmoreve u shkrua edhe nje histori qe i perjetesoi ata brez pas brezi. Lapidari ne Rrape simpolizon gjakun e tyre per driten e lirise e te pavaresise kombetare. Per keto dy luftetare  rapsodi kendoi kengen:

Per liri s’na dhimbset jeta

Ne kenget tona, qe zemrat thurin,
Heroizmi ngre flamurin,
Hyn ne to gjithe historia,
Trimeria dhe lavdia.
Keshtu hyne ne kengen time,
Dy bij tima t’Rrapes trime
Burra ma t’mire s’i zen syni;
Kadri Zogu e Male Shqiri,
Ne fshati Rrape linde e rrite;
Ne vorfni, pa buke, pa drite;
Zhveshur e zbathur, ne shpin mjerimi,
Keq nga vera, keq nga dimni.
Ata shihnin mbi shqipnine
Cizmen e huaj me tradhetine
Ne terror donin ta mbanin
Per jete vendin ta skllaveronin.
Nuk durum shqipet zinxhire,
Rroken armet per t’qene t’lire,
Kur Brigada ne Rrape u ngjit;
Edhe fshati n’kembe u ngrit;
Kardiu, Mala e djem te tjere;
Rroken armet, te lehte si ere.
Nuk pushuan as nate, as dite
Priju shokeve prite me prite,
Trego rruge e trego shtigje;
Vra gjermane, makinen digje.
Bisha ngordhi, liria erdhi,
Por shume gjak shqipnia derdhi!
Ne ket gjak, qe lule mbiu,
Jane dhe Mala e Kadriu!
Ato dite, ne Lufte te Rrapes,
Jeten i falen, lirise, vatres.

_______
Pergatiti: stafi i  Forumi Pukjan
Shenim: Ky material po publikohet per here te pare ne internet nga Forumi Pukjan. Materiali publikohet ne kuader te 20 nentorit, dites se Çlirimit te Pukes.
Date: 19 nentor 2013
ilustrimi fotografik: Forumi Pukjan

No comments:

Post a Comment