Ne shtepin e Kultures "E. Çabej" Qendra Kulturore e Bashkise Puke ne bashkepunim me Shoqaten "Sofra Pukjane" organizoi promovimin e botimit: "Poeti i Malesise Prendush Gega" Artist i Merituar Puka qe ne lashtesi - 5 i autorit Prof. Xhemal Meçi.
Fjalen e hapjes e mbajti kreu i Bashkise Puke Beqir Arifaj. Arifaj ne fjalen e tij nder te tjera tha: "Jo rastesisht u promovua sot ky liber pasi sot kremtojme festen "Sofra Pukjane". Vlera shkencore e kulturore te Pukes shfaqen mesemiri me keto aktivitete. Eshte merit e prof. Xhemal Meçi i cili ka sjell para lexuesve Pukjane dhe jo vetem, nje veper kaq te madhe."
Me pas kengetari pukjan Fran Pali kendoi kengen me çifteli "Kenge per Ndoc Mark Deden".
Prof.dok. Agron Xhagolli (Instituti i Studimeve Albanalogjike, Tirane) mbajti kumtesen : "Prendush Gega, "Artist i Merituar", "Poeti i Malesise" Figure emblematike e letersise artistike gojore." Xhangolli nder te tjera tha: "Te flasesh per Xhemal Meçin eshte pune e veshtire i cili ka sjell nje liber kaq shkencore. Prendush Gega eshte rapsodi me i spikatur i trevave tona. Deri me sot kimish brasti, por sot, vjen ne drite Prendush Gega dhe kjo vjen nga hulumtuesi Xhemal Meçi. Emri i Xhemal Meçit tashme eshte i njohur ne gjithe boten shkencore."
Me pas Xhovana Prendi dhe Denisa Meçi recituan disa nga poezit e Prendush Geges.
Me pas moren fjalen pershendetese edhe disa nga te pranishmit.
Ne fjalen e tij Riza Hoxha nder te tjera tha: " Profesori im Xhemal Meçi! Eshte nje njeri te cilin gjate gjithe jetes time e kam njohur aktiv dhe studioes. Jam pjese e trashegimnis se Prendush Geges pasi babai im ka kenduar kenget e Prendush Geges. Me kujtohet viti 1978 ku per here te pare kengen e Prendush Geges e kemi derguar ne festivalin e Gjirokastes, madje mbaj mend ka qene kenga: "Cfare kane malet qe gjemojne, dy sokola po luftojne."
Bajram Xhafa tha: "Ky aktivitet kaq elitar i cili zhvillohet ne kuader te punes qe ka bere Xhemal Meçi, ky amanetqar trevave pukjane e me gjere. Ai ne xhardanin e tij te madh shtoi edhe kete liber kopertina e se cilit nxjerr ne pah nje panoram te Shqiperise. Xhemal Meçi mbetet djal i hajrit i Pukes e i Malsise. Na ky liber del ne drite luften qe Puka ka ba me serbet ku thote:
"Kush e nisi luften me serbe
Osman Hoxha, past rahmet"
Shkrimtari i njohur Safer Pashaj i cili ka shkruar liber per "Allaman Dervishin" nder te tjera tha: "E them me plot gojen se studiuesi Xhemal Meçi po vazhdon ne menyren me te hatashme ne studimet e tij. Une si mallakastriot Prendush Gega me duket si zbulim. Ai eshte bashkohes i Migjenit e i Gjergj Fishtes dhe jo me kot nje krua ketu ne Puke quhet kroi i Prendush Geges. Xhemal Meçi plotesoi amanetin e Prendush Geges. Prendush Gega nuk eshte rapsod, por eshte poet. Jam dhe mbetem mik i pukjaneve."
Sabrie Nushi tha: "Keto jane momente te vecanta pasi po promovojme vlera. Falenderoj studiuesin Xhemal Meci qe na dha kete kenaqesi artistike nepermjet rapsodit Prendush Gega. Xhemal Meçi e mblodhi ne popull dhe e ktheu po ne popull nepermjet ketij libri. Kenget epiko-historike jane kenge qe vazhdoj ti mbaj edhe sot ne kujtesen time."
Deputeti ne Kuvendin e Shqiperise: Mark Frroku nder te tjera tha: "Falenderoi mesuesin time Xhemal Meçin i cili me ka dhene mesim ne 8-vjecare. Tradita shqiptare e ka pas ne tradite qe tju transmetoj brezave historin nepermjet gojdhanave. Me vjen mir qe sot vjen ne liber Prendush Gega. Ndihem krenar qe jam pukjan, pasi jam fis kabashi. Puka ka histori te madhe."
Mentor Cuku: "Dua te them, pse ka lind ne Puke? Ky ka kalu kufit. Luften qe ka pas Puka e kemi te pasqyruar nepermjet kengeve te Prendush Geges. Punen qe ka bere autori eshte dicka shume e veshire. Pasi nuk eshte lehte me ba kete veper. Xhemal Meçi eshte ba shkrimtar i permasave kombetare."
Me pas aktiviteti u mbyll me fjalen pershendetese te autorit Xhemal Meçi i cili nder te tjera tha:
"Faleminderit qe moret pjese ne kete promovim. Ky sukses eshte merit e Prendush Geges. Me kete rast dua te falenderoj deputetin e Pukes ne Kuvendin e Shqiperise Mark Frrokun i cili mbeshteti kete aktivitet, Prof. Agron Xhagolli per ndihmen e dhene per trajtimin shkencore, Ahmet Osjen, Sefer Pashkaj, Fran Pali, Denisa Meçi e Xhovalina Prendi (stermbes e Prendush Geges), Ndoc Selimi, Muhamet Kollari, Ded Qafa, Myftiut te Pukes Gezim Kopani, Bilbil Dervishi , Fran Vukaj, Ferit Ringaj, Beqir Arifaj, Puka Televizion Ramazan Ringaj presidentin e shoqates "Sofra Pukjane" Arjan Ndoj etj qe mbeshteten botimin e ketij libri."
Me pas per te pranishmit u shtrua nje koktej per te pranishmit.
______
Burimi: Forumi Pukjan
Pergatiti; Gezim Kopani
dt. 03 nentor 2013
No comments:
Post a Comment