Wednesday, November 20, 2013
U zhvillua simpoziumi "Puka per Liri e Pavaresi dhe Deshmoret e saj"
Gjate paradites se sotme date 20 nentor 2013 dites se Çlirimit te Pukes, titullare institucionesh, familjare te Deshmoreve, intelektual dhe qytetare zhvilluan homazhe ne varrezat e Deshmoreve ne qytetin e Pukes.
Me kete rast u be edhe perurimi i Obeliskut te ri ne kujtim te deshmoreve te rrethit te Pukes, ndertuar nen kujdesin e Bashkise Puke.
Me pas ne sallen e leksioneve te Pallatitit te Kultures Puke me rastin e 20 nentorit Dites se Çlirimit te rrethit te Pukes u zhvillua simpoziumi me titull: "Puka per Liri e Pavaresi dhe Deshmoret e saj"
Simpoziumi u hap me kendimin e Hymnit te Flamurit, per te vazhduar me pas me fjalen e hapjes nga kreu i Bashkise Puke Beqir Arifaj i cili nder te tjera tha: "...Perjetesimi qe i bejme sot Deshmoreve te rene per Liri e Pavaresi eshte detyre e te gjitheve. Puka sot eshte metafor e kushterimit per Liri e Pavaresi. Mirenjohje dhe respekt per familjaret e Deshmoreve."
Me pas studiuesi prof. Xhemal Meçi mbajti referatin me titull: "Puka per liri dhe Deshmoret e saj."
Me pas dr.Gjelosh Nikolli mbajti nje referat kushtuar ish-komandantit te UÇK-se Ramush Haradinaj. Pasi u permend jeta atdhetare dhe politike te Haradinaj, dr.Gjelosh Nikolli ne referatin e tij nder te tjera tha: "...Ramush Haradinaj eshte djal Iballja. Ai eshte djal me origjine pukjane."
Me pas kryetari i Keshillit te Bashkise Puke Ferit Ringaj lexoi titullin "Qytetar Nderi" i dhene nga Keshilli i Bashkise Puke per Ramush Haradinaj me motivacionin: "Per kontributin e çmuar te dhene per Çlirimin e Kosoves dhe shpalljen e Pavarsise." Titulli iu dorzua Ramush Haradinaj nga kreu i Bashkise Puke.
Ne fjalen e tij Ramush Haradinaj nder te tjera tha: "Te nderuar pukjan! Sot per mua kjo dite eshte e veçante. Dite si kjo me kane sherbyer per te kontribur per Kombin per Liri e Pavaresi. Liria eshte me jetu i lire. Me kriju e me gezu i lire. Me lirin e Kosoves botes i eshte shtuar nje vend i lire. Nderi qe me eshte bere mua e marr me vete per mbare Kosoven pasi shume nga ata ose jane Pukjane ose kan origjinen nga Puka ose kan ardh edhe kan jetuar ne momentet e veshtira ne Puke."
Me pas Ramush Haradinaj i dhuroi kreut te Bashkise Puke harten e Kosoves. Gjate dhurimit te kesaj steme Haradinaj tha: "Kosova sikurse Puka eshte e pasur nen toke dhe siper saj."
Simpoziumi u pershendet edhe nga deputieti ne Kuvendin e Shqiperise Mark Frroku i cili tha: "Jemi ketu sot per te rrespektuar ata qe dhane gjakun per Liri e Pavaresi. Bijte tane dhane jeten per Liri e Pavaresi. Falenderim i veçante shkon per Keshillin e Bashkise Puke i cili i ka dhene titullin qytetar nderi Ramush Haradinaj."
Aktiviteti u pershendet edhe nga N/Prefekti i rrethit te Pukes Marash Kolaj i cili nder te tjera tha: "20 nentori eshte dite e veçante per gjithe pukjanet. Pershendes Bashkin e Pukes per obeliskun e ri qe ka ndertuar ne varrezat e Deshmoreve Puke..."
Nderkoh ne kuader te 20 nentorit Bashkia Puke ne oren 17:00 do organizoj koncert me pjesemarrjen e kengetareve te ansamblit popullor "Puka", QKF Puke dhe Fush-arrez dhe te ftuar te tjere per nder te "Dites se Çlirimit te rrethit".
_______
Pergatiti: Forumi Pukjan
Burimi: Forumi Pukjan
Fotografi: Forumi Pukjan
Date: 20 nentor 2013
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment