Burimet nga te dhanat konkrete historike vertetojn se kabshi dhe kabshasit kan nji shtrirje qe nga Nishi, Kosova,Shqiperia e mesme,Kotorri,e Shkodra e deri ne Gostivar dhe ne Jugun e Shqiperis.
Kabashi dhe kabashasit kan qene tem studimi qe nga F.Bardhi,E,Qabej,K,Luka,N.Gazu
Nderkaq banoret e vendbanimeve ne Kosov qe kan mbiemer Kabashi gjenezen ekan prej kabashit te vendit te Prizrenit.Pleqet e Kabashit te vendit tregonin se prejardhjen e kishn nga Kolonja Toskeorise,ata me par jan vendosur ne Puke,por me argumentet shkencore bazohet ne te dhenat e etolodut Nikoll Gazulli,icili kete gojdhane shpjegon si zhvillim i vonshum te prejardhjes se Kabashve nga Kolonja ne Puke.Kete e argumenton me faktin se krahu i Shqiperis se veriut gjat lidhjeve me Ali pashe Tepelenen,pati rast te njihej me Kolonjen.
Ne Vazhdime po Jepim disa toponime qe kane lidhje me Kabashin
Ne Puke ,Kabashi(fshat),Livadhi i Kabashit,Kodra e Kabashit,Kroi i Kabashit,Podi i Kabashit,Bjeshka e Kabashit,
Shkoder Kroi i Kabashit,Lugu i Kabashit,Kabashe (toke ne Bushat she Melgushe)
Ne Kukes Kabashe (livadhe dhe are ne Perbreg)Perroi i Kabashit,me Kurbin;
Laq;Kroi i Kabashit,Koder e Kabashit
Ne Diber e Gostivar:Mali i Kabashit ne vargmalin e Korabit:me Tirane:Kodra e Kabashit (ne Bushtrice);ne Gramshe Kabashi (fshat),Shkembi i Kabashit dhe Kalja e Kabashit; ne Pogradece Kabashi (ledine me uje te ftofte).
Ne Male Te Zi:Kabash (fshate ne Kryeporen e Kotorit,dokumentari me 1614 si Cabasse).
Ne Itali Kabash,banore arbresh te italise (kumtim i prof,Qabejt me 1977).
Ne Kolonje, Kabash(fshate) dhe fushe e Kabashit.
Ne Vlore Kabashe (are ne juge te Nivices),lugu Kabashe (kullot e pyll ne Ramice e Mesaplik).
Ne Kosove Kabashi i Vendit(fshate afer Prizrenit),Kabashe(fshate ne Komunen e Vitise).Kabashe (fshat ne Has),Lagje e banoeve ne Gjurakovc,Peje,ne fshatra te Therandes,Gjakoves,Drenices,Pe
Xhemal Meqe na jepe per veqorit karakteristike etnokoregrafike te kabashve,veshje e Kabashit,kenga e Kabashit,vallen Kabashqe(kajde Kabashi),Vallen epike Kabashit.
Kabashi i Prizrenit
Fshati Kabash i Prizrenit është vendbanim i vjetër. Shtrihet mbi gërmadhat e një kompleksi të lashtë arkeologjik nga periudhat e lashta. Kontinuiteti morfologjik dhe arkitektonik i këtij vendbanimi ka vazhduar edhe në periudhat e më vonshme historike, në antikë, mesjetë, e deri në ditët e sotme. Ky vendbanim daton nga lashtësia dhe ka qenë i banuar me popullatë autoktone ilire-dardane. Këtë e dëshmojnë gjetjet arkeologjike, si shpata, heshta, monedha, përkrenare ilire të periudhës romake, si dhe shumë monumente të lashta të kultit që janë gjetur në këtë lokalitet, ende të pa hulumtuar nga arkeologët. Se lokaliteti ka qenë i banuar me popullatë ilire-dardane, dëshmojnë edhe toponimet dhe mikrotoponimet.
Në fshat, themelet e bazilikave
Toponimi Kabashi, Kabashë, Kabashët, që do të thotë territor, vend i pasur uji, kurse toponimi Korishë vjen nga fusha e gjerë pjellore rrëzë kodrave të Kabashit (korrishte), korrja e grurit, misrit dhe të lashtave të tjera. Edhe mikrotoponimet në këtë lokalitetit janë tërësisht shqiptare, si Boka, Fusha e Thatë, Ara e Hysenit, Curri i Haxhës, Guri i Keq, Ahishta, Mrizet, Firajë, Kodra e Madhe, Cukali, Gurishtë, Kalaishtë etj. Kabashi është fshat i thellë i zonës malore dhe që nga lashtësia ende gjenden themelet e bazilikave, objekteve të kultit, ku popullata e hershme dardane i ka kryer ritualet shpirtërore. Në fshatin malor, Kabash, ekziston manastiri i lashtë, manastiri i "Shën Pjetrit", që në popull njihet si "Kisha e Keqe" e periudhës paleokristiane, shekullit IV-V pas lindjes së Krishtit, që edhe sot e kësaj dite ekzistojnë gjurmët e freskave të vjetra. Sipas gojëdhënës, thuhet se murgu shqiptar, Shën Pjetri, për të qëndruar sa më afër me perëndinë këtë monument kulti e ndërton në një shpellë guri në malet e larta të Kabashit. Mirëpo, këtë manastir të lashtë për qëllime të caktuara historiografia serbe e paraqet si manastir serb dhe emrin e Shën Pjetrit shqiptar e përshtat në "Sveti Petar". Në dokumentet serbe ky objekt fetar thuhet se i përket shekullit të XIV. Historiografia e falsifikuar serbe, të gjitha objektet e kultit, kishave e manastireve shqiptare të periudhës bizantine, i kthen dhe i evidenton në dokumentet si objekte serbe. Fshati Kabash ndahet në dy zona, në mëhallën e Gurit dhe mëhallën Zenelaj.
Kalaja e vjetër
Kur dihet fakti se e tërë zona e Kabashit është një kompleks i gjerë arkeologjik dhe historik, me bukuri të rralla natyrore, kërkesë e banorëve është që institucionet lokale - Komuna, dhe ato qendrore - Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Ministria e Kulturës dhe Ministria për Mbrojtjen e Ambientit të investojnë në këtë lokalitet historik e arkeologjik dhe Kabashin ta shndërrojnë në një zonë të bukur turistike. Buzë rrugës që shkon në mëhallën Zenelaj, në kodër mbi fshatin Korishë, gjendet Kalaja e Vjetër, që nga hulumtimet e para arkeologjike në vitin 2002 janë gjetur themelet e një bazilike të periudhës paleokrstiane, kurse në afërsi të Kalasë, një vendbanim i lashtë 1200 vjet para lindjes së Krishtit. Në Kabash gjendet edhe manastiri i "Shën Markut", ku në vitin 1913 pushtuesit serbë kanë masakruar mbi 100 persona popullatë civile të Kabashit. Në Kabash gjendet edhe përmendorja e luftëtarëve të lirisë së luftës së fundit të UÇK-së, që ranë në luftë me forcat armike serbe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ia vlen që Kabashi të shndërrohet në një zonë të mbrojtur turistike.
_______
Pergatiti: Artur Kopani
Publikuar ne: fb.Pukë.Albania/
No comments:
Post a Comment