GËSHTENJA NË RAJONIN E PUKËS
(Pjese e nje studimi te vitit 2010 i Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore - MADA)Numri total i bimëve të gështenjave në rajonin e Pukës, përllogariten të jenë rreth 163.000 rrënjë, të cilat llogariten që të zënë një sipërfaqe pyjore prej rreth 1,020 ha. Në rajonin e Pukës, gështenja gjëndet në tre kategori, që janë: i) Në masive pyjore me sipërfaqe prej dhjetra dhe ose deri në qindra hektarëshe; ii) Në sipërfaqe të kufizuara në rreth 3-4 dy, dhe kjo me tepër pranë vendeve të banuara dhe tokave të punuara, dhe; iii) Të veçuara në 3-5 rrënjë, kryesisht në mezhdat e arave, anës perrenjëve, barrakave, etj.
... Përllogaritet që si masive pyjore në rajonin e Pukës të jenë rreth 71,360 rrënjë gështenja. Në kategorinë e dytë, me sipërfaqe të kufizuar (3-5 dy) të jenë rreth 80,000 rrënjë. Masivet më të mëdha me gështenja janë kryesisht në: Kokë-Dodë në rreth 120 ha, në Trune-Sakatit në rreth 110 ha, në Korthpules rreth 70 ha, në Buzhales (Zhunge e Mulce) rreth 15 ha, në Aprripës së Gurit rreth 15 ha, pylli i Berishës së Epërme në rreth 8 ha, i Dardhës 4 ha, i Iballës 4 ha, i Dedajve 2 ha, i Lajthizës 2 ha, i Levrushkut në 3 ha, etj.
Sipas një studimi të bërë, përllogaritet që vetem 50% e bimëve ekzistuese të jenë në prodhim të plote. Pjesa tjeter ose janë akoma të rinj dhe të pa hyra në prodhim, të dëmtuara ose të tharra nga sëmundjet, të tejplakura, të hijezuara nga bimë të tjera, të shpërndara në toka të cekëta dhe të pa-afta për të dhënë prodhime, të keq-trajtuara (te prera për gjethe për bagttine, dru zjarri, drure zjarri, etj,). Prodhimtaria mesatarare vjetore e frutave të gështenjave në rajonin e Pukës, llogaritet të jetë në rreth 800-850 ton. Rendimeti për bimë ka lëkundje të mëdha nga 6 kg deri 200 kg. Madje jo rrallë takohen individë që prodhojnë 250-270 kg fruta.
Veçori i masiveve të gështenjave të Tropojës dhe të Pukës është se në to gjënden ekzemplare me fruta shumë të mira prodhues. Në tersi gështenjat e Tropojës dhe Pukës, në ndryshime nga gështenjat e masiveve të tjera të shqiperise kanë fruta të mëdhenj.
Ka gojedhena që masivi i Kokedodes në Pukë, frutat e të cilit janë pelqyara, shekuj më parë në periudhën kur vendi ishte perandori e pushtimit nga romaket, të afermit e familjes mbretrore të Gentit, mbretit të fundit të Ilireve që ka mundur për here të fundit pushtuesin në vitin 167 Para Eres Sone, janë strehuar në Kokë-Dodë dhe ushqyer për disa vjet me frutat e kësaj bime, gjersa furia e zemerimit romak u fashit. Madje thuhet se gështenja në shekuj e shekuj ka qënë bima që ka mbajtur gjallë racen e shqiptarit të mose shuhej, në momentet me dramatike të jeteses së tij.
_____
Pergatiti: Artur Kopani
Publikuar: fbPukë.Albania/
No comments:
Post a Comment