Asht nje krue ne bjeshket e Pukes
Thelle ne grykat e Miliskaut
Aty prane u thur legjenda
i mbet emri kroni i shkjaut.
Gurra e lashte vazhdon te rrjedhe
uje te ftohte si qelibari
Gurgullon e shpalos vitet
kur n'mes luftes u rrit shqiptari
Atje poshte po digjej zjarr
Gryka e Fletit po luftonte
vjen nje trim t'i freskonte!
Sa afroi ballin te gurra
uji i tij forcat ja shtoj
aty vjen ushtira serbe
kronin deshti ta pushtoje
Luftoi trimi si luan.
Nje shqiptar me qindra serb
kur u vra, mallin per shoket
ja la kronit amanet!
Vjen ushtria me pi uje
me pushue e prap me msye,
por asnje gjalle nuk asht que
Ujin e kronit kur kane pi!
Ai ka uje mjekue plaget
per luftetaret ruem melhem
Por kur ndodhe e pije armiqte
Uji i tij thehet ne helm!
_______
Nga: Hazir Velaj
Publikon: Forumi Pukjan
No comments:
Post a Comment