Xhamia e fshatit Lajthize (1920)
Xhamia e fshatit Lajthize eshte e vendosur ne fshatin Lajthize,fshat qe sot eshte lagje e Bashkise Puke. Sipas te dhenave te para kjo Xhami eshte ndertuar rreth vitit 1910-1920.Xhamia e fshatit Lajthize eshte e vendosur ne mes te fshatit pikerisht ne majen e nje kodre. Fare lehte mund ta quajme si Xhamia e dy anve per vete faktin se kjo Xhami ka sherbyer edhe per fshatin Dedaj te komunesQelez.Sipas te dhenave imami i pare i kesaj Xhamia ka qene Murat Musa i cili ka sherbyer deri ne vitin 1943. Me pas ka sherbyer si imam Shaban Rexha dhe me vone imam Nail Hoxha i cili ka qene Kosovare. Deri ne vitin 1967si imam dhe myezin ka sherbyer Bajram Cena.
Dosja historike e Xhamise se fshatit Lajthize eshte rigrumbulluar ne vitin 2005. Ne vitin 2007 eshte bere edhe certifikimi i Xhamise se fshatit Lajthize. Imami i kesaj Xhamie cdo here ka qene edhe antar i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke. Pas vitit 1999 antar i Keshillit te Myftinise per fshatin Lajthize ka qene Musa Ademi me vone Binak Alia.
Shenim: Ky informacion eshte ne perpunim.
_______
Pergatiti: Gezim Kopani
Marr nga faqja e Myftinise se rrethit Puke.
Informacion i grumbulluar ne vitin 2005 .
No comments:
Post a Comment