Thursday, January 24, 2013

Kenge atdhetare te Pukjaneve

"...Smajl Arrifi ish kan djal
Ma ka çue Shkodra ni fjal,
Ni fjal Shkodra ma ka than:
Kush t'ket arme mos mi dhan
Nizet qafira i kam palue!..."

"Qesi djelsh qi na i ka Fjeti
Si ka krajli, si ka mbreti
Ne ni prrue i kan vra njemij..."


"Dush e Kçire na jan bashkue
fjal Komanit i kan çue:
rrugen Turkut me i ndalue.
Turk ma n'Puk nuk ka me shkue!"


"Djal ish kan Zmajl Arifi!
Zmajl ish kan djale.
Ma ka çu Shkodra nji fjale.
Nje fjale Shkodra ma ka than:
teslim serbit mos me ju bame!
Zmajl Arifi n'istikam
N'istikam ai kur ka hi
Balle per balle me ket serbi
E mur pushk bri me bri!
Bri me bri tuj luftue.
Nje fjale nanes me m'ja cue:
Tri here veten e kam pague
Njizet ser i kam palue...."

_______
Publikon: Forumi Pukjan
Shenim: Keto jane nje pjese e vogel te kengeve per Pavaresi e Liri te Pukjaneve , dhe eshte hera e pare qe publikohen ne internet nga Forumi Pukjan. 
Dt.24.01.2013

No comments:

Post a Comment