Thursday, January 17, 2013

Jet plot veshtirsi

Linda u rrita edhe u plaka
Jeta me solli shum veshtersi
Nuk mu haq kurr barra e shpines
Qe n'mosh te re , kur isha femi.

Cdo sistem ka ardh e shkue,
Ne keto zona ne kete malesi
Por shum pak ne na kan ndimue
Na shkoj jeta plot me veshtersi.

Me litar gjithmon ne fyt,
Dhe cdo dit ne korriz ngarkue
Qe ne mosh te re dhe tashi ne pleqni
Keshtu me shkoj jeta mue.

Nuk e di kuj ti ankohem,
Per keto vujtje cdo nat e dit,
Por i lutem te madhit Zot
Mos ti ken brezat qe jan tu u rrit!

Mete vertet eshte zon malore,
Keto zona ne kete malesi.
Na ndimo o i madhi Zot
Mos te na shkoj jeta me kaq shum veshtersi

_______
Nga: Lek Nika
Perpunoi: Gezim Kopani
Publikon: Forumi Pukjan

No comments:

Post a Comment